Sot është përfunduar faza e parë e bulevardit Tuz – Podgoricë.
Me këtë rast presidenti i Mali të Zi Milo Djukanovic vizitoi Bulevardin, ndërkaq u prit nga Kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit Fadil Kajoshaj, Nënkryetari i Komunës së Tuzit Haris Ramoviq dhe drejtori i SHPK Komunale Nikollë Camaj.
“Kryetari i shtetit të Malit të Zi, Z. Gjukanoviq me përfaqësuesit e Komunës së Tuzit, si dhe përfaqësuesit e Kryeqytetit Podgorica, vizituan Bulevardin Tuz- Podgoricë për të konstatuar përfundimin e fazës së parë të këtij bulevardi. Faleminderit për vizit z. Gjukanoviq!”, shkruajnë nga Komuna e Tuzit.
Komuna e Tuzit është në përfundim e sipër të Projektit kryesor te bulevardit nga ura e Rzharnicës e deri në qendër të Tuzit e njëkohësisht edhe urën. /MALESIA.ORG/