Camaj: Angazhohem për koalicion sa më të gjerë të partive shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Partitë shqiptare ende nuk janë dakorduar rreth pjesmarrjes së përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, por po punohet në atë drejtim, deklaroi Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, njëheri edhe drejtues i Forumit Shqiptar, Nikollë Camaj.

Ai, për të perditshmen ” Dan” deklaroi se anagaznohet për një koalicion të gjerë të partive shqiptare dhe bindshem beson se ky do ishte hapi më i mirë.

Camaj, përkujtoi se këtë vit është në krye të drejtimit të Forumit Shqiptar, i cili inicioi negociatat për pjesmarrje të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat pritet të mbahen në vjeshtë.

Malesia.Org