Nënshkruhet procedura e prokurimit publik të punimeve në rikonstruktimin e rrugës në Dinoshë

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, deklaroi se është nënshkruar. procedura e prokurimit publik të punimeve në rikonstruktimin e rrugës në Dinoshë, nga shitorja deri te Xhamia.
Në bazë të projektit kryesor, vlera e punimeve është prej 180.000,00€.
Lexoni postimin e plotë të Gjeloshaj: 
Të nderuar qytetarë,
Me kënaqësi të veçantë dëshiroj t’Ju njoftoj se kam nënshkruar fillimin e procedurës së prokurimit publik të punimeve në rikonstruktimin e rrugës në Dinoshë, nga shitorja deri te Xhamia. Në bazë të projektit kryesor, vlera e punimeve është prej 180.000,00€.
Projekti kryesor ishte punuar në vitin 2017, mirëpo, si shumë projekte të tjera ishte anashkaluar nga ish pushtetarët.
Komuna e Tuzit mbas ndryshimit të pushtetit, hartoi planin e zhvillimit dhe sikur po  vërehet në çdo pjesë të Malësisë do të ketë investime, të cilat po realizohën me angazhimin e Komunës në kontinuitet.
Përveç projektit të fjalë, në 15 ditët e ardhshme, komuna do të shpall prokurime publike me vlerë afro një milion euro, që do të realizohën për zhvillimin e Malësisë.
Për të gjitha detajet, me kohë do të jeni të njoftuar!
Malësia po ndryshon me vepra e jo me fjalë boshe!
Sinqerisht,
Nik Gjeloshaj, kryetar i komunës së Tuzit