Mali i Zi shpall fundin e pandemisë së koronavirusit

Trupi Koordinues Nacional i Malit të Zi për sëmundje infektive, me propozim të Institutit të Shëndetit Publik, shpalli fundin e pandemisë së COVID-19, në Mal të Zi.

“Ky është rezultat i përpjekjeve për muaj të tërë nga të gjithë në sistemin tonë dhe nga qytetarët tanë. Disa masa do të anulohen, por pasi pandemia vazhdon ende, mbesin në fuqi masat kundër importimit të virusit”, ka njoftuar Trupi Koordinues Nacional.

Sipas autoriteteve shëndetësore Mali i Zi ka kaluar dy periudha të inkubacionit prej 28 ditësh pa raste të reja me koronavirus dhe kështu, sipas tyre janë plotësuar kushtet për të shpallur fundin e epidemisë.

Në Mal të Zi, nga ky virus ishin të infektuar 324 persona, 9 kanë vdekur, ndërsa 315 janë shëruar.
Sa i përket komunës së Tuzit, të prekur ishin 37 persona dhe të gjithë janë shëruar.
Malesia.Org