Gjeloshaj dhe Ivanaj: Malësia po ndryshon, investime me vlerë 647.864,00 € për zhvillmin e Malësisë

Kryetari dhe nënkryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe Ivan Ivanaj, paralajmëruan projekte me vlerë nga 647.864,00 € për zhvillmin e Malësisë.
Sipas Gjeloshaj dhe Ivanaj. ashtu siç kanë premtuar, pa ndalur po vazhdojnë me projekte kapitale në çdo zonë të komunës së Tuzit.
Ata deklaruan se i kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe kan shpallur sot Prokurimin publik për projektet e radhës:
↗️Renovimi dhe asfaltimi i rrugës Vuksanlekaj – Sukruq, me vlerë: 200.864,00 €;
↗️Renovimi dhe asfaltimi i rrugës në Dinoshë, me vlerë:180.000,00 €;
↗️Renovimi dhe asfaltimi i rrugës Vuksanlekaj – Narhelm, me vlerë:135.000,00 €
↗️Renovimi dhe asfaltimi i rrugës së Kojës, me vlerë:132.000,00 €;
👉Komplet vlera e projekteve të lartëpërmendura është 647.864,00 €
Malësia po Ndryshon!
Malesia.Org