Genc Prelvukaj: Vizitoni Hotin, Grudën, Trieshin dhe Kojën, nuk do ti harroni kurrë

Genc Prelvukaj, një ndër reperët më të vjetër dhe më të njohur në skenën shqiptare, qëndroi për disa ditë me radhë në Tuz-Malësi.

Prelvukaj, i cili ka shumë këngë hite, është gati për të shënuar një hap të ri, sa i përket anës profesionale. Ai është duke ndjekur studimet e doktoratës, në Universitetin Shtetëror të Zagrebit, ku trajton temën lidhur me toponimë shqiptare, në trevat shqiptare në MZ, dhe për fillim të hulumtimeve vizitoi Hotin dhe Trieshin, dhe ua rekomandoi fansave të shumtë që të vizitojnë Malësinë.

Për vizitën e vet në Malësi, ai falenderon shoqëruesit Albert Camaj, Gjergj Dukaj dhe Aleksander Vulaj.

Me këtë rast, një vizitë të veçantë rezervoi edhe për veprimtarin, të cilin, sipas pohimit të vet, e vlerëson shumë, doktorantin e Zagrebit, dhe drejtorin e SHPK “Komunale”-Tuz, Nikollë Camaj, njëheri edhe liderin e LDSH-së dhe drejtuesin e Forumit Shqiptar.
Më poshtë lexoni përshtypjet e Prelvukaj nga vizita në Triesh dhe Hot:

Ky eshte Trieshi. Nje krahine dhe bashkesi fisnore unike me shume histori brenda. Njerez patriote, kulture te rralle dhe mikepritje te jashtzakonshme. Ne burimet historike permendet shume heret, shfaqet shume here perkrah Kuçit e Kelmendit ne beteja pergjate shume shekujve dhe ka nje pasuri te madhe te trasheguar ne rrafshin e kujtimeve popullore dhe etnografise. Aty kthehesh ne kohe dhe kupton sa e pasur eshte historia e shqiptareve. Per turiste natyra eshte e jashtzakonshme. Ju rekomandoj ta vizitoni Trieshin qe eshte pak minuta nga Tuzi.

Falenderoj Albert Camaj nga Hoti dhe Gjergj Dukaj nga Budza e Trieshit per shoqerimin dhe ndihmen e dhene gjate punes aty.

Krahina dhe bashkesia fisnore e Hotit ne dokumentet historike permendet qysh ne shekullin e XIV dhe fillim te XV si “octi” ose ” montanee octorum”.
Fotografia e pare eshte ne vendin e quajtur Bratilë, ku u ngrit flamuri shqiptar ne kryengritjen e Malesise se madhe me 1911. Fotografia tjeter eshte statuja e Dede Gjon Lulit, nga fshati Bardhaj ne Hot, qe i priu kryengritjes, pastaj shtepia muze e tij e keshtu me radhe.
Traboini eshte lokalitet i banuar edhe sot, ku u mblodhen kreret e malesise per te vendosur mbi sulmin. Aty eshte nje lokal shqiptar ku respekti eshte i jashtzakonshem dhe sherbehet me gota te stampuara me shqiponje si askund tjeter. Aty frymon gjithcka shqip.
Germadhat qe shihen ne foto me pas, jane te nje kishe shume te vjeter te Hotit, qe sipas arkeologeve daton qe nga fillimi u shekullit te XVI.
Albert Camaj dhe Aleksander Vulaj jane dy malesore te respektueshem e te sjellshem qe me shoqeruan kudo ne Hot gjate punes.
Foto e fundit eshte me Nikollë Camajn ne zyren e tij me te cilin kishte nje mal temash per te biseduar. Njeri i cili me gatishmerine me te madhe dhe pa u shqetesuar aspak i pergjigjej nevojave te banoreve dhe dukej se ishte vertete ne sherbim te qytetareve malsore shqiptare.
Hoti eshte afer Trieshit, Grudes dhe Kucit ku brenda 2 diteve mund ti vizitoni dhe nuk do ti harroni kurre.

Malesia.Org