Komuna e Tuzit, për vitin 2020, liron të gjithë qytetarët e Malësisë, nga tatimi për truall, në vlerë prej 500.000 EUR, deklaroi kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.
Lexoni postimin e plotë të Gjeloshaj:
Tatimi në patundshmëri është një ndër të ardhurat lokale kryesore që i ka të paraparë me ligj çdo komunë në Mal të Zi. Ky tatim është burim kryesorë financiar për çdo vetëqeverisje lokale.
Duke ju falënderuar juve qytetarë të dashur, ne arritem të kemi komunën tonë të plotë, të cilën të gjithë shumë e kemi kërkuar dhe e kemi dashur.
Tani ne po administrojmë, po e drejtojmë Komunën tonë, ndërsa nga ju qytetarë, si çdo herë presim të vazhdoni të na përkrahni.
Kemi siellur aktvendimet për tatim në shtëpia, objekte biznesi, garazhe dhe objekte ndihmëse, kurse i gjithë tatimi në truall, për të gjithë qytetarët e Malësisë në vlerë prej afro 500.000 EUR, është falur për vitin 2020.
Me anë të pagesës së këtij tatimi, ju do të kontriboni që të zhvillohet Komuna jonë, të bëhen investime në infrastrukturën lokale, do të na ndihmoni të realizojmë projekte të shumta së bashku, të organizojmë manifestime dhe aktivitete domethënëse për vendin tonë.
Këto janë parat tona të përbashkëta të cilat do ti investojmë së bashku në komunën tonë, për një të tashme më të mirë për të gjithë qytetarët, por edhe për një të ardhme që premton më shumë për brezat e rinjë të vendit tonë.
Nik Gjeloshaj,
Kryetar i komunës së Tuzit