Edi Rama do ta tërheq padinë kundër Ramush Haradinajt

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do ta tërheq padinë për shpifje ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këtë ai e ka bërë të ditur sot në një konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës, shkruan lajmi.net.

“E kam njoftuar se nuk do të bëj komunikime në media veç e veç. Do ta kem një konferencë ku do ta bëj të ditur se do ta tërheq padinë, jo pse ajo është e vogël për mua. Nuk e di çfarë roli ka kjo në raportet mes nesh. Për sa më takon, Ramush Haradinaj për mua është prej figurave historike dhe ka vendin e vet në histori. Dhe as ai vet nuk mund ta heq  veten nga historia”, ka thënë ai.

Rama shpjegoi edhe se cila është arsyeja pse arriti deri tek padia kundër Ramush Haradinajt.

Kjo padi për Ramushin ka bërë më shumë zhurmë është më e pazakonshme, por janë 22 të tilla me figura politike që unë i kam në proces që nuk janë bërë publike, por dëshiroj që të kem mundësinë që djalit tim të voglit t’ia lë një tufë fletësh, që t’i ketë, dhe që ta ndihmojnë të kuptojë që si mund t’i interpretojë lajmet e pafundme që do të ndeshë me siguri kur të hy në “Google” dhe ta shkruaj Edi Rama, im atë, dhe të lexojë për një mostër, dhe ku mund ta ketë ose most a ketë të më pyesi mua vetë, dhe kjo është arsye që kam 22 gjyqe, dhe do të vazhdojë edhe disa tjera”, tha ai.

Ai po ashtu bëri të ditur se ka kërkuar takim edhe me ish-kryeministrin Haradinaj gjatë vizitës së tij në Kosovë.

“ Në rastin konkret, çfarë duhet të bëj unë?. Shpifja në fjalë nuk është nga ato të zakonshmet. Po ashtu nuk është nga të zakonshmet mitologjia për shkëmbimin e territoreve, kjo është një mitologji që historia do ta dëshmojë se si një hapësirë debati u shndërrua në një arenë ku disa shqiptarë deshën që moralisht t’i vrasin disa shqiptarë tjerë. Ramushit i kam kërkuar takim sit ë gjithë të tjerëve, për të shkuar për ta takuar ku të dëshironte. Dhe si paditës, që shkon tek i padituri, besoj që nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën. Për më tepër që do të doja të diskutoja me të për këtë çështje që është shumë më e madhe se unë, Ramushi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”, tha ai. /Lajmi.net/