Në Tuz-Malësi, po mbahet Panairi i artizanëve

Në Tuz-Malësi, po mbahet panairi artizanëve, nën organizimin e Organizates Turistike të Tuzit, në bashkëpunim me Sekretariatin për vetëqeverisjen lokale të Komunës së Tuzit.

Në hapje të panairit folën sekretarja e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale të komunës së Tuzit, Marina Ujkaj, si dhe drejtoresha e Organizatës Turistike të Tuzit, Leonora Dedivanaj, nën moderimin e Gjeto Ulaj.
Ndërsa melodi me fyell, para pjesmarrësve shfaqi Shtjefën Ujkaj.
Në ekspozitën e artizanëve, vizitorët kanë mundësi që të shohin punime të ndryshme, të zanatlinjëve vendas.
Me këtë rast, organizatorët ndanë edhe falenderime për pjesmarrje artizanëve.
Për të gjithë qytetarët e interesuar, panairi do të jetë i hapur prej orës 9 deri në orën 12, si dhe prej orës 17, deri në orën 21, në parkun e qendres së Tuzit.

Malesia.Org