Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stubulla, vizitoi komunën e Tuzit.
Ajo u tokua me perfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare.
Qellimi i vizitës së saj siç u shpreh Haradinaj-Stublla, ishte UNITETI.
Haradinaj-Stublla, u shpreh se Fitorja historike për komunën e Tuzit, zgjoi ndërgjegjën kombëtare, dhe i rikujtoi që bashkimi bënë fuqinë.
Sipas saj, një fitore e tillë e unitetit është model se si veprohet në udhëkryqe politike të kohërave vendimtare.
Ajo falenderoi Kryetarin e Komunës, Nik Gjeloshaj dhe koalicionin gjithëpërfshirës, për mikpritjen dhe bujarinë.
“U pajtuam njëzëri që uniteti është obligim kombëtar, dhe që faktori politik shqiptar në rajon arrihet vetëm me bashkëpunim të ndërsjellë”, deklaroi Haradinaj-Stublla.
Ajo gjatë vizitës në Mal të Zi, theksoi se si Republikë e Kosovës, do të angazhohen në avancimin e pozitës së merituar të shqiptarëve në Mal të Zi.
Malesia.Org