Daci: Koha është për Bashkim dhe unitet e jo për përçarje e shpërbërje të faktorit shqiptar

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, z. Ali Daci, permes një kumtese publike deklaroi se  kohq është për Bashkim  dhe unitet e jo për përçarje e shpërbërje të faktorit shqiptar.

Lexoni postimin e plotë:

Të gjithë ne do dëshironim që shumëçka të kthehenim para tridhjetë dekadave,  se paku moshën. Do donim që edhe disponimin politik ta kthenim në  atë të para tridhjetë viteve mendoj unë si pjestar i jetës politike në korpusin e shqiptarëve autokton nën Mal të Zi. Pse na duhet retrospektiva ?! Mendoj se çdo kush mendon për të ardhmen e ne na duhet tani të kujtojmë të kaluarën dhe të vetëdijesohemi për ardhëmerin tonë e të ardhmërisë sonë. Duhet të kujtojmë unitetin e elektoratit shqiptarë të viteve ’90 kur partia shqiptare LDnëMZ si subjekt i vetëm politik fitoj 4 mandate në parlamentin e MZ. A mundemi sot të arrijmë  një gjë të tillë ? LDSH mëndon dhe më këmbëngulje përpiqet që subjektet politike shqiptare dhe liderët e saj të bashkohen në një listë të vetme zgjedhore e më këtë rast edhe elektorati shqiptar do të vepronte si trup i vetëm, si ai i viteve ’90, pra, çdo njëri nga ne nëse ndjehet shqiptar duhet të veproj në kuadër të korpusit shqiptar dhe së bashkimi i votuesve shqiptar është imperativ i kohës dhe si i tillë dëshmoj suksesin e vet në zgjedhjet lokale në komunën e Tuzit dhe së fundi në zgjedhjet parlamentare në Luginën e Preshevës dhe ato në Maqedonin Veriore ku vetëm Bashkimi i  shqiptarëve i favorizoj dhe  faktorizoj politikisht e kombëtarisht shqiptarët atje. A thua a mund të bëjmë edhe ne një gje të tillë?!
Duke parë e njohur vetëdijen tonë kombëtare e politike them se e kemi më vështirë së të gjithë të tjerët që të jemi unik e të bashkuar,  tolerant dhe zëmër hapur njëri ndaj tjetrit. A ka djalë nëne “që ne na futë në një thes”, në këtë rast në një listë zgjedhore o njerëz të mirë? Duke parë së afërmi disponimin e vullnetin e elektoratit shqiptarë  në unifikimin e partive politike  shqiptare në një listë zgjedhore në Mal të Zi, jemi tejet të bindur në fitorën kuptimplotë të listës së bashkimit edhe përkudër blerjes së votës nga subjektet politike qeveritare tash e tri dekada. Koha është për Bashkim  dhe unitet e jo për përçarje e shpërbërje të faktorit shqiptar.  Fakror do jemi atëherë kur jemi tok. Përndryshe   Ulqini si kryeqendër e shumicës  shqiptare i ndarë në tabore do të jetë viktimë e kohës dhe jo vetëm Ulqini.  Egoizmi,. bajraktarizmi  dhr karrierizmi nuk na sjellin askund, ato na shpiejnë në fundin tonë të afër politik, aty ku nuk do dëshironim, ku ndikimi ynë do të jetë vetëm personal e assesi kolektiv e kombëtar. Më thyerjen e vullnetit të elektoratit, pra me ndarje në dysh u bëjmë argat çanaklepirësve të pushtetit, atyre që janë mësuar të rrin nën hijen e të madhit pa u kujdesur fare për popullin e vet. Ne si kurr më parë na duhen deputet të urtë e të mençur, indelektual të dëshmuar dhe besnik të popullit shqiptar ,  e të tillë kemi, por që klika politike e kapur nga shteti nuk u ka lënë hapsirën e veprimit duke mashtruar e shantazhuar me vite elektoratin shqiptar në MZ. Ka ardhë koha e lindjes se diellit në lindje e jo në jug.