Të nderuar qytetarë,
Siç Ju kemi paralajmëruar, sot u finalizuan dy kontrata shumë të rëndësishme për infrastrukturën e Malësisë:
– Kontrata me “Avio Petrol sh.p.k “ , për Rikonstruksion të rrugës pranë Xhamisë së Dinoshës, me vlerë prej 178.343,48€.
– Si dhe kontrata me “Tehnoput MNE sh.p.k. “, për rikonstruksionin e rrugës Vuksanlekaj-Narhelm me vlerë prej 124.146,00€.
Investime të tilla infrastrukturore do vijojnë të jenë prioritet i veprimtarisë sonë.