Visar N. Hoti, mbështet Hasangjekajn, për zgjedhjet lokale në Guci

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Visar N. Hoti, fton të përkrahen shqiptarët në Mal të Zi, që garojnë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.
Hoti, me theks të veçant, kërkon mbështetjen për ish kolegun e tij të studimeve,z.Bujar Hasangjekaj, i cili është bartës i listës i koalicionit “Shqiptarët bashkë për Guci.
“Me datën 30 Gusht, të bashkuar si asnjëherë më parë, ti përkrahim për suksesin e radhës të gjithë vëllezërit dhe motrat tona shqipëtare që po garojnë në zgjedhjet lokale e parlamentare në Malin e Zi.
Me theks të veqant, kërkoj mbështetjen e ish kolegut tim të studimeve, mikut tim të mirë z.Bujar Hasangjekaj.
Voto shqip!”, deklaroi Hoti.
Malesia.Org