Akademik Frasher Demaj: Vetëm të bashkuar rreth numrit 10 ju do t’ia dilni ta bëni krenar gjithë kombin

Akademiku nga Kosova, njëheri edhe deputeti i LDK-së, Frasher Demaj, permes një postimi në Fb, theksoi se shqiptarët vetem të bashkuar rreth numrit 10 ju do t’ia dilni ta bëni krenar gjithë kombin.

Lexoni postimin e plotë të Demaj:

Të dashur bashkëkombës që jetoni në trojet etnike në Mal të Zi,
Fati juaj dhe i përspektivës kombëtare është në dorën tuaj. Ju jeni ata që më votën tuaj do të bëheni forca e ndryshimit demokratik dhe fuqizimit të faktorit shqiptar aq të nevojshëm dhe përcaktues për të ardhmen e fëmijëve tuaj.
Shqiptarët në Mal të Zi janë dhe duhet të trajtohen si qytetarë të dinjitetshëm europian me gjithë “backgroundin” dhe vlerat qytetare e kombëtare, si populli më i vjetër në Ballkan që gjithnjë ka kultivuar vlera të qytetërimit të kohëve nga e kaluara.
Është demokratike të keni dallime në mendime, por sot duhet të keni unitet në veprime.
Motivohuni nga mobilizimi i diasporës shqiptare që nga Europa dhe SHBA kanë ardhur për të përkrahur Listen Shqiptare.
Vetëm të bashkuar rreth numrit 10 ju do t’ia dilni ta bëni krenar gjithë kombin.
I Juaji,
Frashër Demaj