Ish kryeministri i Kosovës, njëheri edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, fton shqiptarët në MZ , të votojnë partitë shqiptare.
Lexoni postimin e plotë të Haradinaj:
Derisa po numërojmë ditët e fundit para zgjedhjeve vendimtare në Mal të Zi, dua të ftoj shqiptarët tanë atje, që këtë të dielë të çohen masivisht në votë për vetveten.
Vota për partitë shqiptare në këtë udhëkryq politik është e rëndësisë së veçantë kombëtare e më gjerë.
Ruajtja e frymës properëndimore dhe Euro-Atlantike, mbetet prioritet për Malin e Zi. Stabiliteti në rajon varet kryekëput nga vendosmëria e tyre.
Koha e shqiptarëve është tash, kudo, pas Luginës dhe Maqedonisë së Veriut, radha është tek ju bashkëkombas në Mal të Zi.
Më dëshirën për t’ju parë të fortë para sfidave, të bashkuar në qëllim, dhe unik në zë,
Ju priftë e mbara!
RH