SHBA – Tragjedi e rëndë familjare, vdesin në aksident çifti nga Malësia

Dy bashkëvendësit tonë, burrë dhe grua humbën jetën pas një aksidenti automobilistik, dje në mëngjes në Urën George Washington në New York.

Në 9:42 të mëngjesit, një veturë Honda CRV u përplas me një Chevrolet Corvette, në pjesën e ulët të urës.

Honda u kthye përmbys. Me të udhëtonin Muharem Frluçkaj, 52 vjeç dhe bashkëshortja Biserë Frluçkaj (e lindur Gjokaj), 47 vjeç, te dy nga Malësia dhe me vendbanim në New York.

Bisera u shpall e vdekur në vend, kurse i shoqi Muharremi, u dërgua urgjent në spital, ku dha shpirt.

Ngjarja tragjike ka ndodhur një ditë para se Bisera të nisej për në Malësi, e cila po vinte për të votuar në zgjedhjet e 30 gushtit.

Familjeve Frluçkaj dhe Gjokaj ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta! /MALESIA.ORG/