“Këtë pasdite, një zjarr i madh shpërtheu në Anë të Malit dhe në Ullishten në drejtim të Valdanosit, në komunën e Ulqinit, ku po digjen ullinj, kurse tre aeroplanë të Drejtorisë për Situata të Emergjencës të Ministrisë së Brendshme të MZ mbërritën për të ndihmuar zjarrfikësit e Ulqinit. Situata aktualisht është nën kontroll ”, kështu meson cdm nga Ministrinë e Brendshme, trasnmeton Ulqini Online.
Drejtoria për Situata Emergjente e Ministrisë së Brendshme të MZ, apelon që qytetarët të jenë përgjegjës duke respektuar rekomandimet e shërbimeve dhe organeve kompetente për ndalimin e zjarreve të hapura, në mënyrë që ta mbyllim këtë sezon me sa më pak pasoja dhe dëme.