30 VITE VEPRIMTARI POLITIKE
9 shtatori paraqet një datë të rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi. Konkretish, më 9 shtator 1990, në Tuz të Malësisë, u mbajt Kuvendi i parë i subjektit të parë politik shqiptar në Mal të Zi, Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, e cila ishte themeluar në gusht të po këtij viti, me emrin Lidhja Demokratike Shqiptare, me kryetar, atdhetarin Lekë Lulgjuraj, sekretar Nikollë Camaj, nënkryetarë Tahir Gjonbalaj. Takimi i parë u mbajt në shtëpinë e Muho Kurtit në Ulqin, pasiqë disa nga zyrtarët e komunës së Ulqinit i mbyllen dyert për themelimin e këtij subjektit. Me këtë rast dëshiroj të përgëzojë të gjithë themeltarët dhe veprimtarët që për 30 vite nuk u ndanë idealeve që mbante në vete kjo levizje popullore e vitit 90.
Pra, LDSH, si subjekt nacional qe paraqet vazhdimësi të Lidhjes së vërtet të viteve 90, përgëzon të gjithë themeltarët dhe antarët që na përkrahen, atëherë dhe vazhdojnë edhe sot, përmes LDSH-së
Por, kurrë nuk duhet harruar as data e 9 shtatori i vitit 2006, që paraqet një rast të dhimbshëm për shqiptarët në Malin e Zi, pasiqë me këtë datë u bastisën, rrahen dhe torturuan shumë familje të pafajshme malësore, në aksionin famëkeq “Fluturimi i Shqiponjës”, i cili ishte i orektstruar nga Qeveria e atëherhme e Malit të Zi.
Shtatorët shkojnë e vijnë, e LDSH mbetet besnike e vlerave tradicionale shqiptare, gjithnjë duke gjurmuar për rrugë të reja, për të mirën e popullit që i takon.
Me respekt,
Nikollë Camaj, kryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare