Propozimi nga një OJQ që në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë që do të mbahet në Mal të Zi në muajin prill të vitit të ardhshëm që mos të evidentohet struktura kombëtare, gjuhësore e fetare e popullsisë sikurse në regjistrimet e deritashme(1948-2011) është irituese dhe e papranueshme, sepse çdo qytetar përveç emrit dhe mbiemrit ka identitetin e vet, ndërsa çdo eliminim i këtyre strukturave është mohim i të drejtave e lirive të qytetarëve në përgjithësi e pakicave kombëtare në veçanti, sidomos për ne shqiptarët sepse do të eliminohej instituti i aksionit afirmativ si dhe përfaqësimi i tyre autentik, andaj si i tillë ky propozim është i pa pranueshëm dhe diskriminues.
Nga Nail Draga
Ditë më parë opinioni në Mal të Zi është njohtuar me propozimin nga Qendra e Tranzicionit Demokratik(CDT) që ka të bëjë me regjistrimin e popullsisë që duhet të organizohet gjatë muajit prill të vitit të ardhshëm. Propozimi është drejtuar në adresa të ndryshme si presidentit të Malit të Zi, kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, kryeministrit aktual, mandatarit për formimin e qeverisë, partive politike etj., duke njoftuar me propozimin qe ka të bëjë me iniciativën për mos deklarimin e qytetarëve sipas përkatësisë nacionale, fetare e gjuhësore(!). Dhe për çudi një propozim i tillë u bë objekt reagimi i subjektëve politike, shoqërisë civile e individëve të ndryshëm, duke shprehur pikëpamjet e tyre në lidhje me këtë çështje e cila këtuqë nga fillimi ka marrë përmasa politizuese.
Dilema e identitetit
Nuk ka dilemë se një propozim i tillë jep për të kuptuar se kemi të bëjmë me një mjedis ku qytetarët nuk janë të vetdijshëm se kush janë e çka janë, përkatësisht kanë dilema sa i përketët identitetit të tyre kombëtar, fetar e gjuhësor. Por, thënë më se buti kemi të bëjmë me nençmim të dinjitetit të qytetarëve. Sepse një propozim i tillë nuk mund të dëshifrohet ndryshe në këtë kohë të pluralizmit ku qytetarët kanë mundësi të deklarohen lirshëm, në çdo pyetje në fletën e regjistrimit.
Por siç duket realiteti politik ka ndryshuar nga del se deri më tash pushteti ka pasur monopol, duke prezantuar strukturën e popullsisë sipas interesit të tyre, qe jep për të kuptuar se në të kaluarën janë bërë manipulime në këtë drejtim. Dhe këtu qendron çështja se një regjistrim objektiv do të ofrojë të dhëna tjera numërike e jo si deri më tash të cilat janë prezantuar opinionit. Kryesisht është fjala për pjesëtarët e popullit serb të cilët realisht janë më tepër se sa i ka paraqitur deri më tash statistika zyrtare. Ndërsa në pozitë më të favorshme nuk janë as pjesëtarët e popullit boshnjak, shqiptar e ati kroat, që dëshmohetnga analiza e të dhënave në regjistrimet e popullsisë nga viti 1948 e më pas.
Nga regjistrimet ideologjike të ato pluraliste
Regjistrimi i pare i popullsisë pas Luftës së Dytë Botërore nëMal të Zi u mbajt në vitin 1948 dhe ofrojë të dhënat e para sipasstrukturës kombëtare të qytetarëve, e drejt kjo e mohuar më parë(përveç serbëve). Kështu në këtë vit si malazez janë deklaruar 90.67%, serb 1.78 %, ndërsa shqiptarë 5.15%. Kujtojmë me këtë rast se regjistrimet e popullsisë në kohën e monizmit ishin ideologjike dhe të dhënat e ndryshme duhet trajtuar në konteksttë rrethanave politike të kohës, ku nuk kanë munguardiskriminimi përkatësisht manipulimet me strukturën kombëtaretë popullsisë. Në këtë aspekt rasti i serbëve paraqet rast specifiksepse të dhënat dëshmojnë me mundësinë e manipulimit tënumrit të tyre deri në regjistrimet e vitit 1991. Sepse nuk mundtë arsyetohet me asnjë argument pjesëmarrja e serbëve në vitin1948 me 1.78%, duke e ditur se ata ishin më shumë, e dhënë kjoe cila ishte e diskutueshme deri në vitin 1991.
Në këtë aspekt nuk kanë qenë në pozitë më të favorshme as shqiptarët, të cilët vazhdimisht ishin nga 5-7%, e dhënë e cilanuk ishte objektive sepse shqiptarë ka pasur më tepër. Ndërsaboshnjakët nuk ishin të pranuar me këtë emër por me përkatësinë fetare si muslimanë dhe me numër të pa përfillshëmnë kuadër të popullsisë së përgjithshme, duke i trajtuar kryesishtsi malazez në aspektin kombëtar.
Vetëm regjistrimet e popullsisë në pluralizëm, pas vitit 1991, ofruan mundësi të paraqitjes me objektive të strukturëskombëtare të popullsisë në Mal të Zi, duke eliminuardeformimet strukturore të kohës moniste. Një dukuri e tillë ishteidentike në të gjitha vendet e ish kampit socialist, ku as Mali i Zi nuk është përjashtim.
Identiteti i mohuar apo manipulimi i programuar
Ndryshimet më të theksuara në strukturën kombëtare tëpopullsisë janë paraqitur pas vitit 1991, me miratimin e pluralizmit, ku mundësia e deklarimit ka qenë e lirë, ndërsa rastii serbëve është dëshmi e një ndryshimi strukturor. Kështu nëvitin 1991, sipas regjistimit të popullsië janë deklaruar si serb9.34 %, ndërsa në regjistrimin vijues në vitin 2003 janëdeklaruar 31.99%, ndërsa në vitin 2011, ishin 28.73%. Të dhënate tilla dëshmojnë së numri i serbëve është trefishuar, që paraqetrast për hulumtim që dëshmohet me regjistrimin objektiv nëkrahasim në kohën e monizmit. Nga ana tjetër malazezët kanëpësuar një rënie drastike nga viti 1948 që ishin 90.67% në44.98%, në vitin 2011, nga del se ka ekzistuar manipulimi ievidentimit të qytetarëve në aspektin kombëtar nga ana e pushtetit të kohës. Nuk ka dilemë se numri I serbëve në Mal tëZi është pa dyshim më së paku një e treta e popullsisë sëpërgjithshme, që sipas të gjitha gjasave kjo pjesëmarrje do tërritet gjithnjë ku regjistrimi në vitin 2021 do të dëshmoj me konkretisht një konstatim të tillë.
Regjistrimi duhet të paraqesë gjendjën reale demografike
Inicuesit e një propozimi të tillë mbeshtetët në praktikëneuropiane së pyetjet për çështjet e tilla nuk janë obligative, ndërsa harrojnë se është e drejt autonome e së cilit indvid tëdeklarohet se kush është në aspektin kombëtar, gjuhësor e fetar. Ndërsa për ata të cilët nuk dëshirojnë të deklarohen mundësia kaekzistuar edhe më parë, por ka qenë një numër minimal që e kanë shfrytëzuar atë mundësi. Duke marrë parasysh se deri mëtash këto rubrika kanë qenë standarde në regjistrimet e popullsisë(1948-2011) duke paraqitur identitetin dhepjesëmarrjën në popullsinë e përgjithshme të pjesëtarëve tëpopujve të ndryshëm, çdo devijim në këtë aspekt është dështimme pasoja shoqërore. Ndërsa koncepti i “shtetit qytetar” në këtëmjedis të pakonsoliduar ma tepër ka karakter të marketingutpolitik se sa të realitetit shoqëror.
Pikërisht duke njohur rrethanat shoqërore në këtë mjedis më tëdrejtë bëhët pyetja se çfarë mund të jetë një regjistrim i tillë ipopullsisë pa strukturat e identitetit siç janë ajo nacionale, fetaree gjuhësore. Ose edhe më qartë kush i frigohet realitetitdemografik në Mal të Zi si bashkësi multinacionale, multikulturore e multifetare, e popujve të ndryshëm.
Pasi një propozim i tillë ndodhi pas zgjedhjeve parlamentare të30 gushtit 2020, ku DPS-i i humbi zgjedhjet për të parën herë nëpluralizëm pas tridhjetë viteve, andaj nuk ka dilemë se njëpropozim I tillë është sponzorizuar nga ana e tyre, për qellime tëveçanta.
Nuk ka dilemë se regjistrimi i popullsisë paraqet sfidë për ata tëcilët kanë manipuluar në të kaluarën, andaj kanë frigë nga tëdhënat objektive. Andaj kësaj radhe janë gjasat maksimale qëregjistrimi të jetë objektiv për të parën herë sepse nga viti 1948-2011, ka qenë i realizuar nën regjinë e pushtetit, andaj pushteti iri duhet të tregohet profesional duke eliminuar dilemat në lidhjeme strukturën nacionale, gjuhësore e fetare në mënyrë objektivenë këtë mjedis.
Propozim diskriminues
Në vendet e qytetëruara dhe demokratike regjistrimi I popullsisëparaqet çështje të statistikës demografike, duke ofruar të dhënashumëdimensionale për qytetarët e vendit përkatës. Por, kurkemi të bëjmë me Malin e Zi, situata është tjetër fare sepse kemitë bëjmë me një mjedis të ndarë dhe të pakonsoliduar. Dhe nganjë gjendje të tillë askush në Mal të Zi regjistrimin nuk e trajtonsi çështje teknike statistikore, por ekskluzivisht me përmasapolitike.
Andaj, deklaratat e ndryshme nga disa të vetëquajtur analistë se Regjistrimi i popullsisë do të ndikojë në përçarjen e popullsisëështë manipulim i opinionit, sepse një dukuri e tillë këtu ka qenëe vazhdueshme qe është dëshmuar në praktikë nga viti 2006, me rastin e refrendumit për pavarësi të Malit të Zi.
Ndërsa çdo tentim edhe në formë propozimi për të eliminuardeklarimin e lirë të qytetarëve sipas përkatësisë kombëtare, gjuhësore e fetare është ide e dështuar, përkatësisht mohim idemokracisë, që është kundër barazisë nacionale e qytetare nëMal të Zi në përgjithësi e popujve pakicë në veçanti, sepse do tëeliminohej instituti i aksionit afirmativ si dhe përfaqësimi i tyreautentik, andaj si i tillë është i pa pranueshëm dhe diskriminues.
Përfundimisht iniciativa nga një organizatë joqeveritare përkufizimin e të drejtës se deklarimit të qytetarëve për përkatësinëe tyre kombëtare, gjuhësore dhe fetare, paraqet mohimin e lirivedhe të drejtave të njeriut si dhe të vet demokracisë. Andaj njëiniciativë të tillë e vlerësojmë si të pa bazë dhe irituese përqytetarët dhe opinionin e gjerë në Mal të Zi, në këtë kohë tëpandemisë.
( 3 nëntor 2020)