Edhe 12 raste të reja me COVID-19 në Tuz, shkon në 74 numri i të infektuarëve

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv në Mal të Zi duke e çuar numrin total në 429 raste të vdekjes.

Numri total i rasteve pozitive është 10743.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjis me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1739 mostra të marra nga ISHP dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 502 raste pozitive, ndersa nga komuna e Tuzit, rezultojnë të infektuar 12 persona.

Gjendja aktuale në komunën e Tuzit sa i përket rasteve pozitive me COVID-19 është 74 persona të infektuar.

Malesia.Org