Deçiqi fiton si mysafir 3:0, me 14 ndeshje pa asnjë humbje

KF Deçiqi sot si mysafir luajti kundër Rudarit nga Plevla dhe shënoi një tjetër fitore të thellë me rezultat 3:0.

Kjo është ndeshja e 14-të me radhë pa shënuar asnjë humbje, me çrast vazhdon të ruajë vendin e dytë në ligen elitare të Malit të Zi.

Pjesa e parë e ndeshjes në stadiumin e Rudarit të mbuluar me borë, përfundoi 0:0.

Ndërkaq në pjesën e dytë djemtë e Deçiqit shënuan tre herë.

Në minutën e 56-të Mario Gjolaj shënoi golin e parë. Golin e dytë, 9 minuta më vonë e shënoi Kristjan Vulaj, ndërsa në fund të ndeshjes, nga 35 metra shënoi Adrian Rudovic (Rudaj) për rezultati final 3:0.

/MALESIA.ORG/