Kongresi i Manastirit – moment i rëndësishëm në historinë tonë kombëtare.

Nga Ridi Kurtezi, Ambasador i Shqipërisë në Mal të Zi

112 vite më parë, zhvilloi punimet Kongresi i Manastirit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë tonë kombëtare.

Kjo ngjarje është një dëshmi e fortë e pjekurisë kombëtare të shqiptarëve, ku dhe u vendos guri i themelit të unitetit kombëtar përmes prezantimit të alfabetit të gjuhës tonë shqipe.

Le të kujtojmë sot me nderim dhe përulje të gjitha figurat e patriotëve dhe intelektualëve shqiptarë që organizuan këtë kongres dhe që me veprën e tyre treguan se mbrojtja e gjuhës shqipe është mësim i qëndresës në momente vendimtare.

Dom Ndre Mjeda, i thuri vargjet, ndoshta më të bukura gjuhës shqipe në atë kohë :

Përmbi za, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m’shungullon,
Përmbi erë, qi nep zymbyli,
pa ‘da zemrën ma ngushëllon.
Gegë e toskë, malësi, jallia,
jan nji komb, m’u ‘da s’duron,
fundë e majë nji asht’ Shqipnia,
e nji gjuhë t’gjith na bashkon.

Sëbashku të ruajmë gjuhën tonë shqipe🇦🇱!