Edhe 9 raste të reja me COVID-19 në Tuz, shkon në 84 numri i të infektuarëve

Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1953 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 570 persona, kurse 9 persona rezultojnë nga komuna e Tuzit.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona të prekur me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 596 pacientë derisa numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Mal të Zi, është 1.1111 persona.

Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19, në komunën e Tuzit është 84 raste.

Malesia.Org