Të nderuar qytetarë,
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, bashkë me kryetarin e Kuvendit Fadil Kajoshaj, si dhe me nënkryetarin Ivan Ivanaj, inauguruan sot përfundimin e asfaltimit të rrugës pranë xhamisë së Dinoshës.
Një tjetër investim kapital shumë i rëndësishëm për infrastrukturën e Malësisë, me vlerë prej 178.343,48€.
“Ky projekt kapital është bërë me qëllim të krijimit të kushteve më të mira dhe lehtësimin e qarkullimit të lirë të banorëve të kësaj zone, e sigurisht që investime të tilla infrastrukturore do vazhdojnë të jenë prioritet i veprimtarisë sonë edhe për vitin që vjen” – u shpreh Gjeloshaj.
Ndërsa kryetari i Kuvendit të Tuzit, Fadil Kajoshaj ,falënderoi qytetarët, për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë fazës së punimeve, pasi kjo është edhe e vetmja rrugë që të çon në xhami,- u shpreh Kajoshaj.
Komuna e Tuzit!