Shpallet prokurorimi publik për rindërtimin e shkollës në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës

Drejtori gjeneral në Ministrinë e Arsimit, Marash Dukaj, njoftoi se është  shpallë prokurorimi publik për rindërtimin e shkollës në gjuhën shqipë në Dacaj të Rozhajës.

Lexoni postimin e plotë të Dukaj:

Të nderuar miq,

‼️ËSHTË SHPALLUR PROKURIMI PUBLIK PËR RINDËRTIMIN E SHKOLLËS NË DACAJ‼️

Ashtu siç kemi premtuar, Ministria e arsimit kishte planifikuar mjetet e nevojshme për rindërtimin total të shkollës fillore në Dacaj të Rozhajës.
Përveç kësaj në kishim hartuar edhe projektin!

Për hirë të disa procedurave të institucioneve relevante kjo u zvarrit për një kohë, por që me kënaqësi Ju njoftoj se është hapur Prokurimi publik për rindërtimin e shkollës në fjalë!

Detajet mund të shihen edhe në linkun ⬇️

http://portal.ujn.gov.me/delta2015/search/displayNotice.html?id=136293&type=InvitationPublicProcure