Doli nga shtypi botimi i dytë i plotësuar i librit “Shtigjet e përgjakura”, i autorit Ali Daci

Sot doli nga shtypi libri “Shtigjet e përgjakura” botimi i dytë i plotësuar, i autorit Ali Daci.

Librin e financoi Shoqata Kulturore Shqiptaro- Gjermane “Sali Çekaj”.

Ali Daci në këtë libër ka përmbledhur shënime, dëshmi e fotografi rrëqethëse për 18 prillin e vitit 1999 kur forcat vrasëse serbo malazeze me uniforma paramilitarësh e ushtarësh kishin vrarë e masakruar brenda kufirit administrativë 21 civilë, gra, burra e fëmijë, që ishin nisur në kërkim të një strehe më të sigurt. Ata po iknin nga trojet e tyre të shtyrë nga dhuna e urrejtja e shfrenuar serbe.

Strehë  për refugjatët nga Kosova, përveç Rozhajës, ishte edhe Tuzi, Tivari, Ulqini, Kraja, Plava dhe Gucia.

T’i përkujtojmë lexuesit se autori, jo vetëm se ishte dëshmitarë , por  gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte kryetar i Këshillit emergjent për pritjen, strehimin e refugjatëve ( të përndjekurve) nga Kosova.

Autori Ali Daci në faqet e këtij libri përmbajtjesor ka sjellë fillimisht fragmente e shënime nga kohët kur në Rozhajë, Guci, Plavë, Hot, Grudë, Kojë, Triesh e troje tjera shqiptare po gjenin kujdes e strehë mijëra të zhvendosur dhunshëm nga trojet e tyre. Daci flet me admirim për mikpritjen shqiptare dhe atë boshnjake dhe për presionet që u bëheshin atyre pse po kryenin akte të tilla humane.

Malesia.Org