Barnett: Isha i vetëdijshëm për nevojën urgjente të sh.p.k Komunale

Qyteti simotër i Komunës së Tuzit, Rochester Hills nga shteti i Michiganit (SHBA), në krye me Majorin, Bryan Barnett, ka siguruar një kamion të llojit “Mack Rear Load 2002 25 yard” për mbledhjen e mbeturinave, donacion nga “GFL Environmental USA Inc”.

Në letrën e Majorit Barnett drejtuar Kryetarit të Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj shkruan: “Isha i vetëdijshëm për nevojën urgjente që sh.p.k Komunale kishte nevojë dhe direkt ndërmora hapa për gjetjen e mënyrës së duhur për ti ndihmuar.”

Në anën tjetër Gjeloshaj, ndër tjera shprehi vlerësimin e  thellë për këtë gjest kaq human dhe domethënës për vendin tonë.

“Ne jemi shumë mirënjohës  z. Barnett dhe qytetit të Rochester Hills, partner i vjetër dhe besnik i komunës dhe komunitetin tonë në SHBA”, ka shkruar Gjeloshaj.

Ai shtoi se shpreson që bashkëpunimi ynë nuk do të ndalet këtu, ai do vazhdojë edhe më fuqishëm në të ardhmen, gjithmonë në të mirë të vendit tonë.

“Majorin Barnet e kam njoftuar në detaje me diskriminimin dhe uzurpimin e pronës së përbashkët nga kryqetyteti Podgorica, ndërsa z. Barnet u zotua që këto diskriminim do t’i përciell në institucionet relevante në Washington”, ka shkruar Gjeloshaj.

/MALESIA.ORG/