Testi i koronavirusit nuk do të jetë më i obligueshëm për të hyrë në Mal të Zi.
Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Borovinic Bojovic, tha se testi nuk do të jetë i nevojshëm as për shtetasit malazezë, as për të huajt.
Ajo tha se do të hiqet edhe ndalesa për trafikun midis qyteteve të Malit të Zi, gjatë fundjavave.
Sipas saj, lehtësimi i masave është bërë pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.