Futbollisti i Kombëtares Shqiptare U-21 bëhet pjesë e KF Deçiqi

Elvir Maloku, 24 vjeç, është përforcimi i radhës i KF Deçiqi.

Maloku është i lindur në Rijeka të Kroacisë, ndërkaq ka luajtur për Kombëtaren Shqiptare për moshat e reja.

Karrierën e ka filluar në HNK Rijeka, ndërsa ka luajtur edhe në Ligën e dytë spanjolle, në Qipro, Slloveni dhe së fundmi ka luajtur për ekipin polak Olimpia Grudz.

Elvis Maloku ka nënshtetësinë e Kroacisë dhe të Shqipërisë.

/MALESIA.ORG/