Mali i Zi dëshiron marrëdhënie më të mira me Serbinë

Ministri i ri i Jashtëm i Malit të Zi, Djordje Radulovic tha se dëshiron marrëdhënie më të mira me Serbinë.

Ai për Deutsche Welle tha se qeveria e re dëshiron të rivendosë plotësisht marrëdhëniet me Serbinë.

“Me Serbinë të kemi marrëdhëniet më të mira, të bazuara në parimin e dy vendeve të pavarura, në parimin e respektit të ndërsjellë dhe të bazuar në parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme”, shprehet Radulovic.

Sipas tij Mali i Zi dhe Serbia do të fillojnë nga e para.

“Në këtë kuptim, unë do të doja të them se qeveria e re dëshiron të rivendosë plotësisht marrëdhëniet me Serbinë dhe të fillojë nga e para. Kjo është arsyeja pse unë ftova ministrin e Jashtëm serb Nikola Selakovic të vinte në Podgoricë në fillim. Ndërsa kryeministri Krivokapic e bëri të njëjtën gjë duke ftuar kryeministren serbe Ana Brnabic për vizitë në Mal të Zi në fund të këtij muaji. Mendoj se këto janë disa shenja të miqësisë që Mali i Zi, si një fqinj i mirë, ka me Serbinë”, tha në mes tjerash Radulovic.

/MALESIA.ORG/