Ekspozita fotografike “100 vjet Tirana Kryqytet” në Tuz

Sot, në hollin e QKI “Malësia” në Tuz, u hap ekspozita fotografike, “Tirana 100 vjet Kryeqytet”, organizuar nga Komuna e Tuzit, konkretisht, nga Sekretariati për vetëqeverisje lokale, në bashkëpunim me Fondacionin “ALSAR” dhe QKI “Malësia”, në moderimin e gazetares Fedra Raiçeviq.

Përmes fotografive të ekspozuara jepen pamjet ndër vitet e transformimit të kryeqytetit shqiptar.

Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin një numër i konsiderueshem qytetarësh, nga Malësia Shqiperia dhe Ulqini, ndër ta, kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, nënkryetari i komunës Haris Ramoviq, sekretarja e sekretariatit të vetëqeverisjes lokale Marina Ujkaj, kryetari i Fondacionit “Alsar”, Mehdi Gurra, ambasadori i Shqipërisë në MZ, z.Ridi Kurtezi, kryetari i KKSH-së, Faik Nika, kryeparlamentari i Tuzit dhe Ulqinit, Fadil Kajoshaj dhe Ilir Çapuni, kryetari i LDSH-së, Nikollë Camaj, përfaqësuesi i Kishës Katolike Patër Pashko Gojçaj dhe Reisi i Bashkesise Islame ne Mal te Zi, Rifat efendija Fejziq.

Ekspozita do qëndrojë e hapur me 30 dhe 31 janar, nga ora 11:00 deri në 18:00.
Malesia.Org

P