Në Malësi 89 raste aktive me COVID-19

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, në Komunën e Tuzit, në 24 orët e fundit, janë shënuar 6 raste të reja të infektuar me COVID-19.

Numri aktual i të infektuarve në Malësi është 89 persona, ndërsa të shëruar që nga fillimi i pandemisë janë rreth 500 persona.

Nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga IShPMZ, nga pasojat e COVID-19 në Malësi kanë vdekur 6 persona.

/MALESIA.ORG/