Kryetari i Komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj, së bashku me Shefin e Zyrës për bashkëpunim me diasporë, z. Mark Lucgjonaj, pritën sot në takim, Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, z. Ardit Bido dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, z. Bedri Zyberaj.
Takimi vjen si kërkesë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë për mundësinë e bashkëpunimit me Komunën tonë, gjegjësisht, aplikimin e projektit të parë, apo hapjen e “Këndit Arkivor”
Ky projekt, do tu mundësoj qytetarëve të interesuar, e sidomos studiueseve, të kenë qasje në dokumentet arkivore të Arkivit të Tiranës, pa pasur nevojën e udhëtimit drejt kryeqytetit.
Z. Gjeloshaj, shprehu gatishmëri lidhur me implementimin e këtij projekti, i cili shumë shpejt do të jetë i realizuar. Ai ndër të tjera, falënderoi z. Bido për idenë dhe bashkëpunimin. Gjithashtu, u diskutuan edhe mundësi të tjera bashkëpunimi mes Komunës së Tuzit dhe Arkivave të Shqipërisë dhe Kosovës.
Komuna e Tuzit!