Në Sanxhak shqiptarë mund të jenë vetëm të vdekurit, të gjallët jo ?!

Nga Ali Daci

E gjithë kjo sipas filozofisë shoviniste serbe dhe serbofileve tjerë.

Në konferencen e fundit për media, lideri i Sanxhakut Sulejman Uglanin nder të tjera ka përmendur regjistrimin e popullsisë që do të jetë këtë vit në Sanxhak. Ai ka thenë se çdo njeri ka të drejtë të regjistrohet ashtu siç dëshiron ai. Pra, ai mund të deklarohet si boshnjak, shqiptar, mysliman e si të dëshiron ai. Kjo është e drejtë legjitime e çdo qytetari që jeton e vepron në Sanxhak. Duke ju referuar prononcimit të tij, mënjëherë kanë reaguar qarqet pro serbe në këtë krahinë duke shpifur e fyer Z. Uglanin se ai po punon për shqiptarizimin e boshnjakëve të Sanxhakut dhe mënjëherë kanë futur në kornizë edhe Org. “Kosova për Sanxhakun” dhe prijesin e saj Z. Ismet Azizi duke e quajtur lobist pro shqiptarizmit në Sanxhak. Është e ditur botërisht se shqiptarët e Sanxhakut nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit vehten kanë guxuar ta ndjejnë shqiptar vetëm në Kohën e Shqipnisë në vitet 1941- 1945. Se sa e egër ishte Serbia atëherë për banorët autokton shqiptarë të Sanxhakut na flasin faktet historike. Ashtu si në luftërat Ballkanike, në kohen e mbretërisë SKS e gjatë luftrave botërore, Luftës së Parë e të Dytë dhe sidomos pas pushtimit komunist, shqiptarit atje i është mohuar e edhe sot po i mohohet e drejta më elementare njerzore, vet deklarimi kombëtar. Nuk janë pak vite, por edhe një shekull i terë i shtypjës, asimilimit dhe shpërbërjës kombëtare të këtij populli krejtësisht të pambtojtur shqiptarë atje. Vlenë të thuhet se Naçertanja e Çubrilloviqit nga pushtuesit serb është aplikuar më avansim mbi popullin e Sanxhakut në terësi, si nga ana e asimilimit, e spastrimit etnik, e mohimit dhe ndalimit të gjuhës, traditës dhe kulturës shqiptare atje. Srbia e sotme atje ka instaluar mekanizmat shteterorë për zhbërjën totale të kësaj popullate më anën e emisarve të vet boshnjak të cilët janë tepër alergjik në emrin e Shqiptarit, bile edhe më alergjik së sa edhe vet urdherdhënësit e tyre, serbët. Në raportet ndeshkuese dhe njesitet pushkatuese partizano- çetnike të vitit 1945 shruhet, se janë pushkatuar këta shqiptar nga fshati Orle, bga Vraçaku Uglla e vendet tjera e që mbiemrin kanë të bastarduar Zukurliq, Qodiq pra kushërinjt apo të parët e myftiut famëkeq, sot nënkryetar i Daçiqit në parlamentin serb. Pra, ata mund të jenë shqiptar vetëm të vdekur e assesi shqiptarë të gjallë. Ky është vullneti serb sot e mot edhe për Sanxhakun. Shumë e neveritshme është të lexosh sot portalet pro serbe më kostum boshnjak që veprojnë në Sanxhak. Këta udhëheqës politik anti shqiptarë nuk pushojnë së trumbetuari kunder ORG”Kosova për Sanxhakun” së kjo organizat po punon në projektin “Fesi i gjelbert” për shqiptarizimin e boshnjakëve të Sanxhakut, projekt ky pjellë e antishqiptarëve e pse jo edhe e anti bodhnjakëve. Zotëri shqiptaret janë plis bardhë e as fes gjelbërt e as të zi, si ju që shpifni o faqezinjë. Çfarë idiotizmi i shfrenuar ndaj shqiptarëve të Sanxhakut në veçanti dhe e shqiptarëve në përgjithësi. Nuk do koment kjo punë. Serbët më dorën e zgjatur të tyre, në Sanxhak po fusin një frikë të pa parë tek qytetarët e Sanxhakut duke u futur frikë në palcë që në asnjë mënyrë mos të guxojnë të deklarohen së cilit komb i takojnë e assesi kombit shqiptar. Ndalimi i vet deklarimit për regjistrim në Sanxhak tejkalon të gjitha normat ligjore e njerzore. Boshnjakët dhe shqiptarët e Sanxhakut mund të deklarohen çka të dëshirojnë serbët dhe bashkëpunëtorët e tyre, vetëm atë çka ishin të parët e tyre, shqiptarë assesi, jo!… Megjithatë Nezir Shkrelin dhe shokët e tij nuk i trembin dot. Shovinizmi këtu ka brirë që çdo ditë e net vret ëndërrat e atyre që s’janë serb apo proserb.