Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka filluar numërimin e votave të hedhura në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës.
Ndërsa një numër organizatash publikuan anketat sipas të cilave lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve. Ndonëse kanë paraqitur rezultate të ndryshme, sipas anketave Vetëvendosje radhitet shumë lartë në krahasim me partitë e tjera politike dhe pas saj radhiten Partia Demokratike, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Numërimi i votave mund të marrë disa ditë edhe për shkak të votave me postë dhe atyre me kusht.
Sipas anketave nuk duket që Vetëvendosje të sigurojë një shumicë prej 61 votash në parlament për të themeluar e vetme qeverinë, ndërsa një bashkëpunim mes partish është i domosdoshëm për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.
Dështimi për të bërë një gjë të tillë, mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje.