Qeveria u kthen komunave disa kompetenca të planifikimit hapsinor

Qeveria e Malit të Zi ka braktisur planin për heqjen e kompetencave për lëshimin e kushteve urbanistiko-teknike nga komunat dhe ra dakord me përfaqësuesit e Bashkësisë të Komunave që puna të bëhej bashkërisht nga autoritetet komunale dhe ekzekutive, transmeton RTV Teuta.

Bordi i Drejtorëve i kësaj organizate nuk ishte dakord me vendimin e Qeverisë për të marrë kompetencat e lëshimit të kushteve urbanistike-teknike nga kompetenca e vetëqeverisjes lokale dhe kthimin e tyre në kompetencat e Ministrisë së Ekologjisë , Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit.

Gjithashtu u dakord që lëshimi i kushteve tekniko-urbane për objektet komplekse inxhinierike do të mbetet brenda kompetencve së Ministrisë.

Në fund të janarit të këtij viti, Bashkësia e Komunave i dërgoi një iniciativë Qeverisë duke deklaruar se pozicionet e kësaj të fundit nuk janë në përputhje me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale.

Po ashtu u konstatua  se Qeveria nuk është konsultuar me Bashkësinë e Komunave gjatë miratimit të dekretit i cili i privon ata nga një pjesë e kompetencave.

Në iniciativë thuhet se vendime të tilla centralizojnë kompetencat lokale, çka përbën një hap të madh prapa në përpjekjet për decentralizim dhe se veprimi është edhe në kundërshtim me njoftimin e Kryeministrit Zdravko Krivokapic në ekspozenë e tij mbi nevojën për zbatim më vendimtar të procesit të decentralizimit .