Për nderë të Pavarësisë së Kosovës, Ambasadori ndanë libra për shkollën fillore në Triesh e Krajë

Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi shënoi në mënyrë simbolike 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke vizituar dy shkollat që mbajnë emrin e ”Gjergj Kastriotit Skenderbeut” në Mal të Zi, me ç’rast dhurojë qindra tituj librash në shkollën në Malësi të Trieshit dhe në Ostros të Krajës.

Ambasadori Hysa u tha nikoqirëve me këtë rast se kjo është mënyra më e mirë e festimit, me ata që e kultivojnë fjalën shqip të shkruar dhe që edukojnë gjenerata. Ai theksoj që është i kenaqur të shohë në mesin e mësimdhënësve ata që janë edukuar në Kosovë. Lidhjet tona marrin kuptim edhe më shumë mu në keto vende që e ndiejnë këtë festë të përbashkët duke ndarë një sakrificë të përbashkët.

Kolektivi i shkollës dhe nxënësit e SHF ”Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krajë shfaqën një program kulturorë rasti duke madhëruar këtë momentë.

Ambasadori Hysa e quajti alarmues faktin që vetëm 300 nxenës do të nisin shkollën në gjuhën shqipe në klasë të parë në Mal të Zi dhe ofrojë ndihmë nga Kosova.