Gjyteza e Dinoshës, dëshmi e një vendbanimi parahistorik

Nga Gjekë Gjonaj

Kah fundi i shekullit V para e.s. u paraqitën edhe vendbanimet e qyteteve të para Ilire. Ato ishin qendra ekonomike, zejtare dhe tregtare, të rrethuara me vendbanime të fshatrave. Vendbanimet qytetare gjendeshin në rrugë të rëndësishme tregtare dhe ishin mirë të mbrojtura me mure të forta.  Vendbanime të hershme  ilire  të kohës antike  ka pasur edhe në krahinën ( malin) e Grudës , sikurse edhe në krahina tjera të Malësisë së Madhe. Përmbi fshatin Dinoshë, pesë kilometra nga Tuzi dhe  shtatë kilometra larg Podgoricës, ngrihet një kodër ( majë shkëmbore), e lartë  110 metra mbi nivelin e detit. Këtë  lokalitet arekeologjik në lagjen  Tojeq vendasit e quajnë  Gjyteza  (qytezë) e Dinoshës. Sipas burimeve që posedojmë  ky vendbanim   deri  në fundin e shekullit XX, nuk ka  qenë  në fokusin e arkeologëve brenda  dhe jashtë Malit të Zi. Interesim për gërmime   të mbetjeve  të kësaj fortifikatë, e cila dëshmon për trashëgiminë antike në këtë cep të Malësisë së Madhe, rrëzë malit të Sukës   nuk kanë shprehur as arkeologët shqiptarë.

Nga arkeologët  e huaj që janë marrë  në mënyrë shkencore me studimin   e GjytezësDinoshës është  arkeologia Olivera VelimiroviqZhizhiq. Kjo studiuese ka merita më të mëdha  për zbulime shkencore  në këtë fortifikim. Ajo para katër dekadash ( në vitin ’80), e para tërhoqi vëmendjen  për  rëndësinë  e këtij lokaliteti.  Sipas shënimeve të saj  kjo gjytezë  daton  nga periudha helenistike-ilire – antike.  Kjo gërmadhë për çudi deri atëherë  nuk është përmendur në literaturë,  edhe pse   fjala është për njërën prej qytezave   me shumë rëndësi  në trevën e Malësisë.

Për këtë vendbanim të hershëm iliro-shqiptar  nuk kanë  shkruar asnjë fjalë të vetme  PavleMijoviq dhe Mirko Kovaçeviq në librin “ Qytetet dhe  kështjellat në Mal të Zi”,  botuar në  vitin 1975.  Pavle Mijoviqi , çuditërisht,   nuk e përmend  atë   as  në librin “  Kulturat e Malit të Zi “,  botuar në vitin 1987, edhe pse atëherë  ka qenë i botuar studimi i Olivera Velimiroviq-Zhizhiq.  

Gërmime sipërfaqësore  në këtë lokalitet kanë bërë edhe  një ekip polakë në vitin 2013 , të cilët zbuluan një tumul,  ndërsa dy vite më vonë edhe ekipi i arkeologëve të Muzeut Nacional. Këta të fundit gjurmuan në kishën brenda  hapësirës së  gjytezës, të cilën më parë e kishte zbuluar arkeologia Olivera Velimiroviq-Zhizhiq. Kjo kishë  është faktor i rëndësishëm për të kuptuar  përditshmërinë dhe psikologjinë  e  banorëve të lashtë  të kësaj trevë. Nuk ka dyshim se  mbrojtësit e kanë pasur  të forcuar identitetin  e krishterë dhe nevojën e fuqishme  për kryerjen e   shërbimeve  fetare  edhe në momente më kritike.  

Në literaturën shqipe  të dhëna shkencore  gjejmë  në temën e doktoratës së  arkeologut me origjinë nga Malësia, i cili jeton në Ulqin, Anton Lulgjuraj. Ai  në studimin “ Trashëgimia  arkeologjike e zonës juglindore në territorin e Malit të Zi”  shënon se  dallohen dy faza të ndërtimit të mureve mbrojtës. Sipas tij faza e parë i takon periudhës helenistike shek. III-I para Krishtit., kurse  faza e dytë i përketantikitetit të vonë. Vendbanimi i fortifikuar në fazën e parë ka planimetri në formë trapezi dhe është i ndarë në dy pjesë. Zonën për banim që zë tarracën më të ulët në anën jugore dhe zonën e sipërme apo akropoli që zë tarracën e ngushtë, në majën e kodrës. Të dyja këto pjesë janë të rrethuara me mure dhe po ashtu ndahen me njëra- tjetrën me mur, në anë jugore të akropolit. Faza e parë karakterizohet nga ndërtimi me tekniken në të thatë, me blloqe kuadratike , poligonale edhe me teknikë primitive, të papunuar. Në murin e sotëm ruhen vetëm dy radhë prej blloqesh. Ata janë të puthitura mirë me njëra- tjetrën dhe ruhen rreshtat gjithkund në një lartësi. Faza e parë karakterizohet nga ndërtimi me tekniken në të thatë, me blloqe kuadratike, poligonale edhe me teknikë primitive, të papunuar. Në akropol muri i fazës së parë mund të përcillet pothuajse në të gjithë anët e saja. Ai rrethon një sipërfaqe prej 0.5 h. Muri përcjell gjithkund konfiguracionin e terrenit edhe aty ku ka shkëmbinj me një rënie të thiktë, muri është i vendosur në buzë të shkëmbit, duke krijuar kështu mbrojtje më të mirë. Nga faza e parë, në akropol, dallojmë një hyrje në anën jugore me përmasa: 2 m e gjerë dhe 5 m e gjatë, e gdhendur në shkëmb duke krijuar një korridor të vogël; po ashtu shkallët janë të punuara me të njëjtën teknikë. Ka mungesë të kullave dhe të qosheve në këndin e drejtë. Muri që rrethon akropolin ndahet në tri trakte të ndryshme, të cilat, në teknikën dhe kualitetin e punimit tyre, kanë ndryshim më njëra- tjetrën.

Trakti i murit verilindor është më i datueshmi dhe me përfaqësues i fortifikimit. Është indërtuar me blloqe dhe ruhet në një largësi prej 65 m. Përcjell konfiguracionin e terrenit pothuajse në vijë të drejtë. Nga mesi i tij merr një kthesë të lehtë .

Muri është i ndërtuar me blloqe kuadratike të lidhur në të thatë me njëri- tjetrin. Faqja e jashtme është më mirë e punuar se ajo e brendshmja, në cilën hapësirat boshe mbushen me gurë më të vegjël. Në murin e sotëm ruhen vetëm dy radhë prej blloqesh. Ata janë të puthitura mirë me njëra- tjetrën dhe ruhen rreshtat gjithkund në një lartësi. Linjat horizontale përcillen në të gjithë gjatësinë e këtij traktit. Hapësirat boshe në fasadë janë mbushur me pyka guri. Ngjasojnë me fortifikimet në basenin e Shkodrës, nga periudha e shtetit ilir të shek. III-II. Vendbanimi i fortifikuar në fazën e parë ka planimetri në formë trapezi dhe është i ndarë në dy pjesë. Zonën për banim që zë tarracën më të ulët në anën jugore dhe zonën e sipërme apo akropoli që zë tarracën e ngushtë, në majën e kodrës. Të dyja këto pjesë janë të rrethuara me mure dhe po ashtu ndahen me njëra- tjetrën me mur, në anë jugore të akropolit. Faza e parë karakterizohet nga ndërtimi me teknikën në të thatë, me blloqe kuadratike, poligonale edhe me teknikë primitive, të papunuar. Në murin e sotëm ruhen vetëm dy radhë prej blloqesh. Ata janë të puthitura mirë me njëra- tjetrën dhe ruhen rreshtat gjithkund në një lartësi.

Në teknikën e ndërtimit të mureve, sidomos pjesa me blloqe kuadratike në akropol, ngjason shumë me fortifikimet në rrethinën e basenit të liqenit të ShkodrësOblunit, Samoborin, në territorin e Malit të Zi, ndërsa me fortifikimet në territorin e Shqipërisë Ganjolla, Beltoja , Mokseti etj. Këto ngjashmëri të mëdha në të gjitha këto lokalitete na bëjnë të mendojmë se mjeshtërit duhet të ishin vendës, të cilët janë marrë me ndërtimin e fortifikimeve në mbarë rrethinën e liqenit të Shkodrës në periudhën III-II, shkruan Lulgjuraj ( f.61-63).

Pozita strategjike e kësaj fortifikatë ka pasur rëndësi të shumëfishtë, si në  të shkuarën e largët ( prehistori)  ashtu edhe në periudha të mëvonshme. Sepse, vazhdimisht ka qenë i pranishëm rreziku i përgjithshëm nga shpërngulja, lufta, trazirat e ndryshme, shtresimet shoqërore etj.  Ky vendbanim i periudhës parahistorke, si shumica e  qytezave tjera  të ngritura  në rrethinën  e Shkodrës, kanë qenë në funksion të sistemit  të përgjithshëm të  mbrojtje , për ç ‘arsye  lagjet dhe pronat  kanë qenë  në fusha pjellore  të këtij regjioni. Muret e forta të  gjytezës Dinoshës , përveç funksionit të  qendrës fisnore, kanë shërbyer  edhe për strehimin e  bashkësive të gjera në momente   të vështira tronditëse dhe   për t’u mbrojtur.

Për  Gjytezën e Dinoshës , e cila tani është në pronësi të  familjes së njohur  në Malësi, SelmanJukut Dukaj, mbetet dilemë   furnizimi me ujë. Në të ardhmen do të ishte me interes  të zbulohet se ç ‘mënyrë   ka qenë  e zgjidhurçështja e furnizimit me  këtë lëngë të domosdoshëm për jetën tonë. Përgjigjen  për këtë, ndoshta, mund ta  kërkojmë në legjendën  vendase.

Sipas legjendës rrëzë kodrës, nga ana veriore,  ndodhet një shpellë, për të cilën  mendohet se është e lidhur  me një kalim të fshehur me fortesë.  Gjoja, diku në rrëzë të kodrës, ekziston një rrasë guri (pllakë) nën të cilën mëshehetkorridori  sekret ( mister)  përmes të cilit  e çon   malin   në drejtim të shpellës. Ka gjasa  se  me të vërtet  atje ekziston njëfarë vrime ( birë) , e cila,  megjithatë, më parë  do të jetë  pus. Por kjo,  gjithsesi , mbetet për t’u hulumtuar e  dokumentuar në mënyrë shkencore nga   studiuesit e kësaj fushë.