Kryeparlamentari i Gucisë, Bujar Hasangjekaj priti në takim drejtoreshën e UBSH, Andriola Kambo

Kryetari i Kuvendit të Gucisë, Bujar Hasangjekaj, priti në takim drejtoreshën ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo.

Sipas Hasangjekaj, gjatë këtij takimi, ata vizituan edhe disa vende turistike me qellim të promovimit te bukurive natyrore dhe potencialeve për turizmin e Plaves dhe Gucisë.

Lexoni postimin e plotë të Hasangjekaj:

Kenaqësi dhe nder të kem në vizitë znj. Andriola Kambo drejtore ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon bashkë me ekipin e TV Klan.

Vizituam disa vende turistike me qellim të promovimit te bukurive natyrore dhe potencialeve për turizmin e Plaves dhe Gucisë.
Shpresojmë se ky bashkëpunim i sapo filluar do të vazhdoj edhe ne të ardhmen dhe do të jap rezultate konkrete.

Malesia.Org