Gjeloshaj: Si Kryetar i Komunës, e kisha detyrim të mbrojë ekonominë

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj u mor në pyetje sot në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë, për shkak të kallëzimit penale kundër tij për thirrje për rezistencë më 25 shkurt.

Pas intervistimit, Gjeloshaj tha se është i ofenduar nga padia kundër tij, por i respektontn institucionet e sistemit dhe me qetësi pretë vendimin për këtë çështje. Ai theksoi se është i gatshëm të shkojë edhe në burg.

Ai tha se ata ditë kanë mbrojtur Kushtetutën dhe si Kryetar i Komunës, e kishte detyrim të mbrojë ekonominë.

“I qëndroj mendimit se ky ishte një vendim politik dhe se fjala ishte për diskriminim. Se kjo ishte në pyetje e morëm edhe komfirmimin, pas 48 orësh, kur masat u ndryshuan,” tha Gjeloshaj.

Ai theksoi se e konsideron padinë kundër tij si një fyerje të madhe për shkak të asaj që ndodhi 11 muaj më parë, kur e luftuam koronën dhe ishim në terren nga njëzet orë në ditë.

Akuzat penale u ngritën kundër Gjeloshaj dhe dy personave të tjerë, pasi objektet hotelierike u hapën në Tuz më 25 shkurt.