Në mesazhin e Kryeministrit të Malit të Zi Zdravko Krivokapic se ai nuk do të njihte Kosovën, kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj tha se ne jemi dëshmitarë që Kryeministri ndryshon pikëpamjet e tij herë pas here dhe se është e tepërt të komentohen.
Gjeloshaj tha se aty duhet pak seriozitet.
“Të mblidhen strukturat që mbështetën dhe sa më parë të ndryshojnë këtë primitivizëm që e ka kapluar këtë shoqëri dhe sa më shpejt të jetë e mundur të gjejnë një zgjidhje, sepse askush nuk mund të jetë më keq se kjo që kemi tani. Sidoqoftë, Mali i Zi është anëtare e NATO-s dhe me këtë lloj primitivizmi në krye, mendoj se nuk është mesazh i mirë as për partnerët dhe as për këndo tjetër”, tha Gjeloshaj.