REFERENDUMI PËR QEVERISJE TË KONSOLIDUAR DHE PRESIDENTEN E VENDIT
Votimi i qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e parkohshme parlamenatre të cilat u mbajtën me 14 shkurt, dëshmuan se qytetarët e dëshirojnë ndryshimin, sepse janë ngopur me partitë politike të cilat kanë qeverisur tash dy dekada në Kosovë. Ky votim plebishitar për LVV, duke fituar më shumë vota se të gjitha partitë tjera konkuruese ishte përgjigje ndaj atyre subjektëve politike të cilët kanë keqpërdorur pushtetin, përmes korrupcionit e aferave korruptive për interesa personale e klanëve të ndryshme. Pra, ky votim iu tha ndal talljeve të tyre me qytetarët, duke i nënçmuar e trajtuar ata si shërbetorë duke luajtur me dinjitetin e tyre, që është në kundërshtim më shtetin ligjor dhe të demokracisë së konsoliduar.
Nga Nail Draga
Në këto zgjedhje LVV së bashku me iniciativën qytetare të V.Osmanit, nuk e kishin lehtë sepse kundër tyre ishin të gjithë si parti politike, media, gazetarë dhe klane të ndryshme, sepse ata ishin në mbrojtje të interesave të tyre. Por, më së fundit qytetarët u vetëdijësuan, nuk lejuan të mashtrohen sepse kanë qenë dëshmitarë të korrupcionit e keqpërdorimit të pushtetit e të parasë publike për interesa personale, partiake e klaneve të ndryshme. Dhe ky demoralizim ishte një forcë morale e qytetarëve për të mbeshtetur ata të cilët nuk ishin në pushtet dhe janë të pa korruptuar, duke iu mundësuar atyre ndryshimin e qeverisjës funksionale në favor të qytetarëve sipas parimeve të demokracisë pluraliste.
Dy votime plebishitare
Organizimi i zgjedhjeve, fushata parazgjedhore, votimi dhe numërimi i votave në një kohë rekord nga ana e KQZ, qytetarët e Kosovës, treguan kulturë demokratike, duke qenë leksion i demokracisë për vendet e tjera në regjion e sidomos për Shqipërinë. Qytetarët që morën pjesë në votime dëshmuan përkushtim maksimal duke votuar në mënyrë plebishitare për LVV me 47.85% duke qenë fitorja ma e thellë e një subjekti politik në Kosovën e pasluftës, duke tejkaluar LDK në vitin 2001, kur u votuan me 45.65% nga qytetarët. Janë këto dy raste plebishitare, që realisht ishin një referedum i cili ndonëse nuk është i legalizuar ligjerisht qytetarët me votimin e tyre e legalizuan një proces të tillë popullor.
Në pritje të rezultateve definitive
Rezultatët preliminare të zgjedhjeve paralementare të 14 shkurtit u publikuan nga KQZ brenda shtatë orëve, duke shpallur edhe fituesin e zgjedhjeve, ku partia e parë doli LVV me 47.85%, e dyta PDK 17,41%, LDK 13.08%, AAK 7.43%, LS 5.54% dhe NISMA 2.6%. Nga numri i përgjithshëm i votuesve prej 1.794.862, kanë votuar 816.421 votues ku nga to të vlefshme kanë qenë 791.288(97%), ndërsa dalja në zgjedhje ka qenë 45.49%. Por, duhet cekur se këtyre të dhënave iu mungojnë votat nga diaspora, votat me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, nga del se numri i përgjithshëm do të rritet gjithnjë, që do të publikohet gjatë ditëve në vijim. Vetëm kur të publikohen rezultatët definitive dhe të bëhet çërtifikim i tyre atëherë do të kemi një përmbledhje komplete, ku hapet rruga për mbledhjen konstituive te Kuvendit të Kosovës dhe formimit të Qeverisë së re.
Kandidatja për presidente më e votuara
Në pamundësi për të zgjedhur presidentin e shtetit, direkt nga qytetarët, në këto zgjedhje dy kandidatë janë prezentuar si kandidatë të mundshëm për presidentin e Republikës së Kosovës. Përmes listës së deputetëve nga LVV kandidate ishte V.Osmani ndërsa nga AAK, ishte R.Haradinaj. Dhe në sajë të votava të numëruara deri tash V.Osmani dual deputetja ma e votuar me rreth 250.000 vota, ndërsa R.Haradinaj, përmes AAK-së ka marrë vota më pak së partia e tij.
Nuk ka dilemë se votimi plebishitar për LVV, si dhe votimi për V.Osmanin, paraqet dëshmi për suksesin e referendumit i cili duhet të respektohet nga të gjithë deputetet e tjerë në Kuvendin e Kosovës. Sipas kushtetutës presidenti i Kosovës duhet të votohet nga deputetët në Kuvendin e Kosovës, ku duhet të jenë të pranishëm 80 deputetë. Nëse me rastin e parë, apo edhe të dytë kandidati nuk arrin votat e duhura, atëherë votohet për të tretën herë, ku janë të mjaftueshme 61 vota, por në kuvend duhet të jenë të pranishëm 80 deputetë si kuorum i nevojshëm. Nëse nuk realizohet ky parashikim, atëherë vendi shkon në zgjedhje të reja.
Mbeshtetje pa kushte
Duke marrë parasysh se kandidatje për presidente V.Osmani më parë ishte në kuadër të LDK, jo si antare e thjeshtë, por në cilësinë e nënkryetarës si dhe deputetja më e votuar në këtë listë në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019, ajo duhet të mbeshtetet pa kushte nga deputetët. Sepse kemi të bëjmë me një personalitet me qendrim parimor, duke iu mbetur besnik premtimeve parazgjedhore qytetarëve dhe elektoratit votues të LDK-së. Por, një qendrim i tillë të tjerëve iu pengonte, andaj ate e shkarkuan nga pozita e nënkryetarës dhe më pas e përjashtuan nga LDK. Ishte ky një veprim absurd përjashtues, duke dëshmuar se në LDK, nuk ka ekzistuar demokracia e brendshme duke eliminuar mendimin ndryshe. Por, duke mbrojtur parimet personale e ato partiake ajo në zgjedhjet e 14 shkurtit iu bashkangjitë LVV, duke dëshmuar mbeshtetjen popullore me rreth 250.000 vota. Dhe ishin qytetarët që e mbeshtetën masivisht, duke ia marrë gjysmën e elektoratit të LDK-së, duke e vendosur këtë parti në rezultatin më të dobët në historinë e saj.
Reflektimi i nevojshëm i deputetëve
Pikërisht, duke marrë parasysh realitetin e ri politik, deputetet e LDK-së në këtë përbërje duhet të reflektojnë dhe të marrin guximin për t‘i kërkuar falje znj.Vjosa Osmani, për veprimet jo parimore ndaj saj, nga ish udhëheqësja e mëparshme të LDK-së, dhe jo vetëm të qendrojnë në sallë në ditën e votimit por edhe ta votojnë sepse do të ishte në nderin e tyre personal. Sepse të votohet për kandidatën për presidente znj.V.Osmani është në interesin e shtetit të Kosovës, dhe të qendrueshmërisë dhe stabilitetit politik të saj.
Por, nëse nuk ndodhë diçka e tillë, si pasojë do të kemi zgjedhje të reja parlamentare ku subjektet politike (LDK, PDK, AAK) nga qendrimi egoist e joparimor do të pësojnë rënie të votuesve të tyre, që në mënyrë indirekte, do ta forconin LVV, edhe më shumë se sa me 14 shkurt. Andaj, mbetet të presim në reflektimin e tyre, në interes të shtetit të Kosovës.
Mërgimtarët përcaktojnë fituesin
Për këto zgjedhje mërgimtarët kanë treguar një interesim të jashtëzakonshëm, sepse me kureshtje kanë përcjellur rrethanat nga zgjedhjet e tetorit 2019 e më pas. Dhe nuk ka si të ishin indiferent, sepse ata kanë dhënë kontribut të madh si para, gjatë dhe pas luftës 1998-1999, duke u përkjudesur për popullsinë në vendlindje, duke i mbeshtetur financiarisht dhe me çështje tjera sociale e shoqërore. Për të marrë pjesë në këto zgjedhje bëhet me dije se kanë aplikuar një numër i konsiderueshëm i tyre, por pasi vota e tyre është dërguar më postë nuk është ditur saktë numri zarfave të dërguar dhe votat brenda. Por, të dhënat nga KQZ(me 28 shkurt) njoftojnë se janë aprovuar 53.600 zarfa me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 20.400 sosh si jo valide. Po ashtu do të numrohen edhe 31.500 vota me kusht dhe 2800 të personave me nevoja të veçanta.
Një veprim i tillë nga KQZ, paraqet “masakrim” të votës së mërgimtarëve, sepse në sajë të disa parregullsive në plotësimin e formularit të votimit është zvoglura dukshëm numri i votave të tyre. Nuk ka dilemë se shkak i një veprimi të tillë është pamundësia e votimit në 60-të misionet diplomatike të Kosovës në botë, si kudo në botën e qytetëruar.
Në sajë të numrit të votave të tyre mërgimtarët pritet të përcaktojnë fituesin e tyre zgjedhjeve(LVV) duke dëshmuar se ata mbesin të vendosur për të mbeshtetur vendlindjen e tyre, ndonëse jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme. Duke marrë parasysh mundësinë e manipulimit me votat e mërgimtarëve në procesin zgjedhor, një nder çështjet parësore në Qeverinë e re të Kosovës, duhet të jetë miratimi i ligjit për të drejtën e votimit të diasporës në misionet diplomatike të Kosovës në vendet e ndryshme të botës. Një veprim i tillë është dashur të bëhët më heret por ish qeveritarët nuk kanë treguar interesim serioz në këtë drejtim, sepse siç duket nga mërgimtarët iu kanë interesuar vetëm financat e jo vota e tyre(!).