Gjeto Kolë Camaj
U lind në vitin 1931 në kullën e gjyshrëve të tij në Vuksanlekaj, në oxhakun e Ujkë Vuksanit. Përndryshe kur përmendim oxhaqet ky ishte oxhaku më i madh në historinë e maleve të Malësisë së Madhe. Emri oxhak u përmend shekuj të tërë, deri në vitin 1980 e që e mbajti dhe ruajti kjo familje dhe vëllazëri, kështu që nga viti 1980 ndaloj së përmenduri ky term kaq i njohur me dekada të tëra. Në historinë e vjetër por edhe bashkëkohore kulla e Vuksanlekës permendet dhe është e njohur si fortifikata më e pathyer ndonjëherë me burra të fortë atdhetar dhe të zgjuar të cilët çdo herë dijshin, por edhe ishin të gatshëm ti dalin zot kombit, gjuhës, flamurit dhe atdheut të vetë. Traditën e të parëvet, stërgjyshërve të vetë me bujari dhe kranari të pashoqe e trashigoj edhe burri i Malësisë Gjeto Kola i cili i frymëzuar me veprat e të parëvet, trimërinë, përkushtimin dhe atdhedashurinë e tyre ndaj kombit, gjuhës dhe flamurit u fut në rrugën e tyre të pakthyer me këmbëngulje dhe kurajo të madhe që edhe më tej të ruhet historia e këtyre burrave ,trimave dhe kullës së Vuksanlekës. Virtytet e larta njerëzore dhe kombëtare Gjetja filloi ti zbatojë që nga mosha e re dhe po nga kjo moshë si shembull tipik malësor dhe burrëror në kokën e vetë mbajti shaminë e kuqe deri në vdekje. Për të kjo shami, siç shprehej kishte domethënje të shumëfishtë, me të cilën dëshmoj prejardhjen e tij malësore por edhe mund të merret si shenjë kombëtare, si njëfarë krahasimi me flamurin kombëtar. E ka mbajt me krenari dhe përkushtim sepse siç potenconte e ka amanet prej të parëvet dhe nderë kujtese ndaj heroit kombëtar Dedë Gjon Lulit. Gjetja ishte i njohur për burrërinë dhe fisnikërinë e tij si plak i malevet, besimtar i fortë, prijës i pashoq i familjes, fisit dhe shoqërisë. Fjala e tij, butësia, sinqeriteti dhe përkushtimi i pashoq i tij ndaj të gjithëve si dhe gjukimi e poashtu edhe prononcimi me vend në tubime të shumta kombëtare, shoqërore dhe paqësore e renditën në njeri i cili vlerësohej pa masë nga e tërë shoqëria. Vepra dhe fjala e tij kishin domethënje dhe jehonë jashtëzakonisht të madhe sepse çdo gjë që bënte e bënte me seriozitet dhe përkushtim të pashoq. Ishte pra njeri i ndershëm i pashoq , njeri i besës dhe fjalës. Përkushtimin kombëtar ai dhe familja e tij e treguan çdo herë por kjo më së miri erdhi në shprehje pas formimit të subjektit të parë politik shqiptar LDMZ me çrast ai dhe familja e tij u bënë dorë e djathë e kësaj partie e cila tani e tri dekada me dinjitet mbron interesat nacionale dhe ato kombëtare. Pra Gjetja dhe familja e tij asnjëherë nuk hezituanë për të ndihmuar çeshtjen kombëtare , për ti dalë zot kombit, gjuhës dhe flamurit, duke marrë pjesë në tubime të shumta si në Malësi, Shqipëri, Kosovë dhe SHBA. Gjeto Kola dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e Funeralit të Malësisë në Vuksanlekaj si dhe mori pjesë në donacione të shumta duke ndihmuarë kështu njerëzit në nevojë në Malësi. Perndryshe Gjetja ishte nip i Dede gjon Ujkes, person i cili ishte edhe udheheqes i kryengritjes shqiptare ku e dha jeten e tij ne betejen e zhvilluar ne Qafe te Uglit. Perndryshe kjo beteje mbahet mend si beteja me e pergjakshme ndonjëhere. Në këtë betejë Dedë Gjon Ujka si udhëheqës dhe komandant i kryengritjes në Qafë të Uglit luftoj trimërishtë duke i udhëheqë malësorët dhe duke u dhënë kurajo e shpresë se lufta duhet fituar dhe se armiku duhet zbrapsur medoemos dhe se vetëm kështu ruhet trolli dhe atëdheu. Të shtojmë këtu se veprimtaria , bujaria, fisnikeria dhe atdhedashuria ishin vetitë e njohura për Gjeto Kole Ucin. Këto tipare njerëzore i trashigoj nga paraardhesit e tij Uc Gjoni, Luc Gjoni dhe Dede Gjoni të cilët ishin jashtezakonisht të njohur në shqiptarizëm nga shkaku se vite të tëra mbajtën gjallë besën , bujarine dhe fisnikërinë shqiptare, duke ndihmuar shumëfamilje të asaj kohe me ushqim, strehim dhe nevoja të tjera domethënëse të çdo njeriu. Këto ishin vitet e 80 të shekullit të 19 , pra në kohën e Lidhjes se Prizrenit. Uci e poashtu edhe Luca e Deda shume kohë luftuan me sllav se bashku me hotjan tëtjerë,me çrast në një luftë të fortë edhe u masakruanë shumë Hotjan . Kjo kohe perndryshe kujtohet nga gjeneratat e shumta si koha e djeg,jes së Hotit. Duket se kjo familje një pas një vazhdon me tradita të trashiguara e të ruajtura familajre,pasiqë edhe axha i Gjetos Pjetër Uci u kacafyt fortëme kolektivin, siç quhej atëherë, për të ruajtur tokat shqiptare që të mos bjenë në duartë e armikut tëatëhershëm, duke ngre zërin dhe duke u dalëpërpara dhe duke thënë me za ,, Largojuni nga tokat tona nëse nuk doni që krejtë kjo tokë të lahet me gjak, siç edhe e kemi pas traditë çdo herë. Armiku u zbraps dhe malësorët ende vazhduanë të punojne tokat e baballarëve të tyre. Këtu kishim permendur edhe babën e Gjetos Kolë Ucin i cili dha një shembull të pashoq për gjenerata të shumta duke shpetuar shumë shqiptar me rastin e luftrave dhe turbullinave të shumta në vend , me ç,rast disa herë dëshironin ta shpërblenin me grada e merita të tjera e së fundi edhe me pension të cilin nuk dëshiroj ta marrë, nga partia e atëhershme komuniste, duke u prononcua se nuk ka luftua për idenë dhe partinë komuniste. Se si duhet ruajtur tokën e të parëvet e si duhet të kujdesemi për të Gjetja e deshmoj edhe nëvitet e reformës agrare duke udhezua gjeneratat e shumta se si duhet të jenë të përkushtuar ndaj trashigimisë dhe ndaj veprave të parëve të vetë dhe se toka për të ishte e fundit qe dikush të heqë dorënga ajo , sepse, siç potenconte për këtë tokë ështëderdhë shumë gjak dhe pagua shtrenjte për tia lëshua dikujt tjetër në dore. Pikesynim i gjetos ishte pikesepari që përmes kësaj dukurie të ruaj brezat e rinj që të mos emigrojnë, por ti mbeten besnik vepres,idese dhe traditës së të parëvet dhe keshtu duke ruajtur e punuar tokën e të parëvet edhe do tëruajnë më së miri atdhedashurinë, gjuhën, kombin dhe traditat shekullore të gjyshërve dhe stergjyshërve të vetë. Për të ruajtur rininë, në vend , për të ruajtur mardhënjet e tyre të shkelqyera dhe për të ruajtur respektin dhe përkushtimin ndaj njëri tjetrit në shumë raste Gjetja përdorte shprehjën e njohur shqiptare ,, zalli rrin e uji shkon,, dhe kështu i këshillonte që të qëndojnë në çdo moment unik me njëri tjetrin. Të shtojmë këtu se Gjeto Kolës i kishte pri edhe fati pothuajse në çdo lëmi dhe rrafsh tëjetës e pikësëpari me martesën dhe krijimin e familjes së madhe dhe të njohur në Malësi. Gjetja ishte martua me të bijën e Kolë Dedës Nikollaj, Age Kolën, përndryshe nipe kjo e dy heronjve DedëPrëlit dhe Gjel Çakut. Ag,ja me vehte nga familja që rrjedhte kishte sjellë traditat e njohura shqiptare,bujarinë , fisnikërinë dhe ndershmërinë, të cilat e stolisnin këtë grua , këtë malësore kaq të njohur e cila u bë shtyllë e fortë e familjes dhe ndihmesë e madhe për bashkëshortin Gjeton që të ecë përpara me të gjitha vështirësitë që sillte jeta një pas një,duke edukua breznitë e reja dhe duke ruajtur rrfegullat familjare të familjes së Gjeto Kolë Ucit. Fjala e bashkeshortit dhe familjes për Agen kishin peshë të madhe kështuqë çdo herë ishte e përgatitur të presë mikun por në rrethana të shumta edhe armikun si e meritonte , duke u shpreh shumë herëse për këtë më detyron familja nga kam ardhe, por edhe familja kun kam ardhë. Lirishtë mund të themi se raporti i Gjetos me Agen mund të merret si shembull e një bashkëjetese e një bashkeshortnije tëshembullt, sukseshme dhe të ngritur malesore nëçdo aspekt, si atë shoqëror, human e pikë së pari njerëzor. Gjetja nuk do të ishte i tidhë po të mos kishte lëshuar rrënjet e burrësisë , trimërise , atdhedashurisë , fisnikërisë dhe humanitetit edhe tek gjeneratat më të reja, të cilat në asnjë moment nuk ia prishën prindit të vetë idetë që stolisnin atë si prind, udhëheqës dhe familjar i devotshëm, sepse e dinin se babai i tyre kishte vendin e duhur dhe të merituar në familjet malesore dhe shqiptare. Si do te ishin pasardhësit e Gjetos po të mos ndjeknin rrugën e tij të ndritshme , rrugë të cilën Gjetja e shkeli me nderë, burrëri, fisnikëri dhe humanitet për të ruajtur kështu virtytet më të larta njerëzore e humane siçjanë gjuha , kombi e flamuri të cilat u bënëudhërrefyes për krejt bijt dhe bijat e Gjetos. Këtërrugë e ndjekën me kryelartësi dhe të pashoq edhe 7 djemt e tri vajzat e Gjetos por disi në shprehje më sëforti erdhën veprimtaritë e djalit të madhë Dedës, pastaj Palokës, Lindonit dhe më të voglit Pjetrit – apo siç nifet ndryshe me pseudonimin Peti. Djali Deda aktivitetin e tij njerëzor, por pikësëpari atdhetar e patriotik e tregoj në fidhim vitet e 80 tëshekullit të kaluar kur si student mori pjesë nëdemostratat e njohura të 81 në Kosovë, respektivisht Prishtinë që shqiptarët të fitojnë pavarësinë. Ai pa u kursyer se bashku me shokët e vetë Marash Dedvukaj, Luigj Gjokaj Pashko Sinishtaj, Leke Camaj, e shume studente të tjerë kmbë për këmbëme rininë studentore kosovare të asaj kohe u ngritën për të drejtat e shqiptarëvet të Kosoves. Deda njëheri ishte dhe është anëtar dhe aktivist i njohur i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi. Ai se bashku me anëtarët e tjerë të kësaj partie tani e 30 vjet lufton për të drejtat e shqiptareve në Mal të Zi. Se është i pangopur për të ruajtë vendin dhe tokën e vetë e tëbaballarëvet Deda e dëshmoj edhe në rastin e tokës në Vuksanlekaj, për të cilën në gjyqin e Malit të Zi vite me rallë luftoj dhe dëshmoj se toka në fjalëështë dhe u takon familjes dhe fisit tëVuksanlekajvet. Të perkujtojmë se qëllimi i sllavëve çdo herë ka qenë të okupojë tokat shqiptare por falë luftës së fortë të Dedë Gjon Lulit e malësorëve të tjerë , nuk u shkoj për dore të zaptonin tokat shqiptare e poashtu nuk u shkoj për dore të hyjnë as në tokën e Vuksanlekajve. Në këtëtokë përndryshe u ndertua Funerali i Malësise dhe lirishte mund të themi se po të mos ishte Deda me disa shokë të tjerë tani kjo tokë do ti takonte dikujt tjetër dhe kështu edhe do të follonte asimilimi i malesorëve të Malësisë së Madhe. Djali tjetër Paloka kohë pas kohe ka dëshmua dhe dëshmon se humaniteti ,sinqeriteti dhe bëmirësia janë virtytet që stolisin këtë njeri, virtyte pa të cilat as që do të mund të paramendohet rrugëtimi i tij njerëzor i cili shumë herë erdhi në shprehje si në Malësi e posaçërishtë në Diasporë, respektivisht në Michigen ku punon dhe vepron së bashku me familje dhe vëllezërit e tij të tjerë. Për krejt komunitetin malësor e shqiptar në Michigen është i njohur rasti i mirëfilltë i Palokës që e tregoj me një vogëlushe nga Indija me emrin Rajoni Mordo të cilin në moshë krejt të mitur e strehoj tek familja derisa ajo u bë e pjekur dhe mori rrugën e studimeve. Për këtë gjest human Paloka pati mirënjohje të madhe nga familja e vogëlushes Indiane. Paloka disa herë ndihmoj poashtu edhe personat e shumtë në nevoja shëndetësore duke dhënë donacione të mëdha që personat në fjalë të përballojnë shpenzimet e operimeve të cilat në SHBA janë jashtëzakonisht të larta. Paloka poashtu ndihmoj pa masë edhe vendlindjen por edhe popullin e ushtrinë e Kosovës me rastin e luftës së fundit në këtë vend. Paloka disa herë u shperblye si në Kosovë e poashtu edhe në Michigen për meritat e tija humane e njerëzore por kurr nuk deshti ti tregojë, ekspozojë apo të themi ti reklamojë ato. Kurse djali tjetër Lindoni , këngëtari dhe artisti tani më i njohur në mbarë shqiptari me veprën e tij artistike ka lënë dhe vazhdon të lënë gjurmë të pashlyera në artin dhe kulturën shqiptare duke ngre lartë përmes këngës virtytet e shumta njerëzore dhe humane të individëve por edhe të trevave shqiptare në përgjithësi. Ai me plot sinqeritet dhe dashuri u këndoj dhe vazhdon tu këndojë heronjve kombëtar , veprës madhështore dhe qëndresës pashoq të malësorëve të burgosur , pastaj flamurit, lirisë dhe atdhedashurisë që ka për ta dhe vendin e vetë Malësinë, pastaj për Shqipërinë dhe Kosovën. Ka ditë po ashtu ti këndoj edhe dashurisë , të rinjvet dhe gjeneratave që vijnë. Kënga dhe melosi i tij u pritën jashtëzakonisht mirë në çdo vend që frymon shqip dhe që ka shqiptar. Këndon veçmas por ka këndua edhe në duet me këngëtar dhe këngëtare të shumta të estradës shqiptare por do të veçonim duetin e pashoq me artistin e mirënjohur shqiptar Çun Lajçin pastaj me Mustafë (Muso) Dreshaj e të tjerë dhe çdo kund paraqitja e tij u përcoll me vëmendje dhe publicitet të radhë. Se vepra e Gjeto Kolës ishte në vend dhe se mbetet njerëzore,humane , kombëtare dhe e shenjtë dhe se ajo do të vazhdohet edhe më tutje në të njëjtin intenzitet në këtë familje të madhe e ka dëshmuar dhe vazhdon ta dëshmoj djali i tij më i vogli Pjetri apo sic e njohim si Peti. Ky djalosh, aktivist dhe humanist i njohur si duket me veprimtarinë e tij të pashoqe dëshmon se është Gjetja i dytë, dëshmon se njerëzia për të është virtyti më i lartë tek njeriu. Aktivitetet e tija në diasporë janë ma se të njohura dhe të gjitha ato janë ndërmarrë në të mirën e komunitetit dhe çeshtjes shqiptare në pergjithësi. Ai deri më tani në shumëraste ka ndihmuar të varfërit dhe çdo aktivitet që është në lidhje bëmirësie dhe humanizmit si në Malësi ashtu edhe në diasporë. Ndërsa për të gjuha, kombi dhe flamuri janë të shenjta dhe të pa zavendësueshme sikurse edhe familja e tij për të cilën siç është shpreh dhe siç ka dëshmua shumë herë do të flijonte edhe jetën pa u kurësyer në asnjë moment. Lirisht mund të themi se Gjeto Kola mund të flejë i qetë në dritën e parajsës se ky djalosh do tia ruaj të gjitha ato virtyte për të cilat Gjetja luftoj tërë jetën sa qëndroj i gjallë mbi këtë tokë. Në fund do të cekim një shembull thjesht human nga ana e Muzeut etnografik të Malësisë i cili për meritat e të ndjerit Gjeto Kolë Ucit Camaj me rastin e largimit të tij nga kjo botë muzeu uli flamurin kombëtar në gjysëm shtizë, duke dëshmuar kështu respektin për veprimtarinë njerëzore të Gjeto Kolës i cili të përkujtojmë poashtu se në raste të shumta e ndihmoj jo vetëm logjikisht por edhe financiarishtë këtë muze. Në fund të fundit të këtij artikulli lirisht mund të themi se me Dedën, Palokën, Petin si dhe djemt e tjerë dhe vajzat e tij edhe më tutje në këtë familje të gjerë do të ruhet besa, burrëria , trimëria si dhe tiparet e tjera njerëzore të fisit të Vuksanlekajve dhe krejtë Hotit.
Autor i tekstit MARASH DEDVUKAJ