Punohet harta e monumenteve dhe vendeve kulturo-historike të Malësisë

Organizata turistike e Tuzit e ka punuar hartën e monumenteve dhe vendeve të rëndësishme turistike, kulturo-historike dhe natyrore të Malësisë.

Qëllimi i punimit të kësaj harte është që të ofrojë të dhënat kryesore për lokacionet që do të ishin interesante si për popullsinë lokale, ashtu edhe për të gjithë mysafirët në mënyrë që të gjithë ta njohin sa më mirë komunën tonë.

Harta është punuar në dy gjuhë, në gjuhë shqipe dhe gjuhë malazeze.

Qëllimi i OT të Tuzit është që mysafirët ta marrin këtë hartë në zyrat e Organizatës, por edhe tek organizatat, institucionet dhe kompanitë me të cilat kemi partneritet dhe bashkëpunim.