Deri tani në Mal të Zi janë vaksinuar 21.195 persona

Në Mal të Zi deri tani, kundër korona virusit, janë vaksinuar 21 mije e 195 persona, respektivisht 3.4% të banorëve, është kumtuar në Sajtin Covidodgovor.me. 

Për vaksinim në Mal të Zi, deri tani janë paraqitur 83 mijë e 164 persona.

Të theksojmë se të dielën, në Mal të Zi, ka arritur kontingjenti me 24 mijë doza të vaksinës Astra – Zeneka.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë urdhër të gjitha shtëpive të shëndetit në Mal të Zi, që ti vaksinojnë të moshuarit mbi 65 vjeçar për çdo ditë, përfshirë këtu edhe ditën e dielë, pa caktimin paraprak të terminit, duke filluar prej orës 08 deri në orën 20 të mbrëmjes.