Ashtu siç nuk ekziston mal pa ujqër e grurë pa egjër. Nuk ekzistojnë as shtete e popuj tërësisht të mirë apo tërësisht të këqinj. Megjithatë, politikat hegjemoniste e kriminogjene të disa shteteve e kanë prishur baraspeshën ndërmjet të mirës dhe të keqes, ndaj me faj të vetin, konsiderohen nga të tjerët si të dëmshëm, të rrezikshëm, dhe të pabesë…
Në Ballkan këtë imazh e ka Serbia, e cila edhe pas gjenocidësh e krimesh të bëra gjatë luftërave të fundit, vazhdon të udhëhiqetprej despotësh që mendjen e kanë te gllabërimi i dhunshëm të tokave dhe të simbole të huaja, tkurja dhe zhbërja e fqinjëve, sepse për logjikën e tyre: aty ku ka qoftë edhe një varr serbi a një faltore ortodokse është Serbi!?
Imazhin në fjalë janë përpjekur prej kohësh ta meremetojnë disa intelektual liberalë serbë, por ndikimi i antipodëve të tyre është shumë më i madh në popull, sepse mbështetet në frikën nga pushteti dhe rrenat e stërpërsëritura të parësisë dhe megafonëve të saj.
Viteve të fundit, përveç tjerash, Serbia ka intensifikuar edhe propagandën për të dëshmuar se Gjergj Kastrioti-Skenderbeu paska qenë sërb. Për ta mbështetur mashtrimin e tyre, pseudohistorianët serbë kanë botuar vitin e kaluar katër vepra voluminoze, të cilat janë duke i përkthyer edhe në gjuhët e mëdha të botës. Ata shkojnë aq largë sa përgatiten për të kërkuar zyrtarishtë nga muzeu i Vjenës që t’ia dorëzojë Serbisë përkrenaren dhe shpatën e heroit kombëtar të shqiptarëve të fjetur.
Në shikim të parë kjo duket qesharake, por duke pasur parasyshë shpirtin mercenar të klasës politike shqiptare, që viteve të fundit u dhuron fqinjëve grabitqarë territore etnike, pa denjuar të përmendë barbaritë e bëra ndaj nesh dhe tokat e pushtuara prej të njejtëve gjatë dy shekujve të fundit, nuk do të ishte befasi as dhurimi i simboleve të rëndësishme të Shqiptarisë.
Ja çfarë shkroi për gënjeshtrat serbe shkrimtari, akademiku, kryetari i Jugosllavisë pas shkatërimit të saj të tërsishëm më 1992, njëri prej baballarëve dhe promotorëve më të mëdhenj të kauzës nacionaliste serbe – Dobrica Qosiq: “Ne gënjejmë për ta mashtraur veten, gënjejmë nga mëshira, nga turpi, nga krenaria, gënjejmë që ta fshehim mjerimin tonë, gënjejmë edhe nga “ndershmëria”!? Gënjejmë shkaku i lirisë që kemi. Ne jemi mjeshtër të gënjeshtrës. Gënjeshtra për ne është lloj i patritizmit serb, është dëshmi e inteligjencës sonë të lindur për të gënjyer! Ne gënjejmë në mënyrë imagjinative e krijuese, sepse gënjeshtra është interes shtetëror serb, sepse gënjeshtra është në vetë qenien (gjenin) serb, sepse në Serbi çdo gënjeshtër bëhet e vërtet, sepse serbët disa herë në histori i ka shpëtuar gënjeshtra…”
Ndër dëshmitë më të mëdha për rrenën që gjallon brenda qenies së pinjollëve të Qosiqit janë gjithsesi profkat mbi djepat dhe shenjtëritë e rreme serbe. Më i njohur është miti serb mbi Kosovën si djep i Serbisë, sado që, në çdo fjalor, fjala djep nënkupton vendin e parë në të cilin ka zënë fill jeta e një populli, gjë që nuk shkon fare në favor të serbëve, dyndja e të cilëve në siujdhesën ballkanike nisi në shekujt VI dhe VII. Dëshmi plotësuese për rrenat janë djepat tjerë të serbëve, si puna Rashkës apo territoreve tjera me enklava serbe, si Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut…
Është interesante se kufijtë e djepave të rreme serbe janë shënuar e shënohen me shënjtërit e rreme serbe. Në të tilla janë katandisur sot faltoret e krishtera të Dardanisë, janë shndërruar në xhepa të rrezikshëm, në eks territore mijëra hektarëshe, në kuajë troje e vende pelegrinazhi ku vërdallisen si në oborret e tyre propaganduesit neoçetnikë të pogromeve të reja serbe, po ku nuk kanë asnjë qasje organet shtetërore të Republikës së Kosovës. Mjerisht, fajet për këtë janë edhe të shqiptarëve që u treguan të paaftë për t’i dalë zot në kohën e duhur trashëgimisë së tyre shpirtërore e materiale. Ndër objektet e këtilla të tjetërsuara pakthyeshëm, që duhej të ishin dëshmi të lashtësisë sonë në trojet e të parëve, përveç kishave ortodokse shqiptare, janë dhe qindra kisha katolike të kthyera me gënjeshta në tempuj të shenjtë, në toka biblike, në shenjtëri serbe.
Më paradoksale në gjithë këtë punë është e dhëna se serbët kanë arritur ta gënjejnë edhe botën me dokrrat mbi djepat dhe shenjtëritë, pa të cilat nuk mundkan të ekzistojnë. Për çudiaskush nuk i pyet si është e mundur që aq shumë shenjtëri serbetë gjenden sot në territoret autoktone shqiptare? Në cilën betejë ekspansioniste shqiptarët arritën të aneksojnë ndonjë Mollë të Kuqe serbe? Si është e mundur që shenjtëritë më të rëndësishme serbe të gjenden larg shumadive, larg fushave pjellore të banateve, larg gjithë qyteteve dhe vendbanimeve më të mëdha e më të zhvilluara të Serbisë? Them për çudi, sepse serbët janë ndër popujt e rrallë në botë (në mos të vetmit), që fyejnë e shajnë në mënyrën më bizare shenjtëritë në emër të të cilëve zgjerojnë shtetin e tyre. Ata shajnë Zotin, Diellin dhe Bukën. A nuk mjafton kjo për ta kuptuar fuqinë e gënjeshtrës dhe botën idiote që manipulohet me shenjtëri të rreme?
Qani Osmani