Me rastin e Ditës së Planetit Tokë, 22 Prillit, mes aktiviteve të përditshme, në të gjitha zonat e qytetit, ekipi i SHPK “Komunale” është fokusuar në rregullimin, pastrimin dhe mbjelljen e palmave, lavandës dhe luleve sezonale, në parkun qendror. Me këtë aktivitet, parkut tonë do i japim një pamje më të bukur. Po ashtu gjatë ditës, dhe ditëve në vijim, do vazhdojmë me aktivitete të ngjajshme, në lokacione të ndryshme, në treven e komunës sonë.
Toka si Planeti ku ka jetë, dhe zhvillim të qenieve njerëzore, më së tepermi demtohet nga vet këto qenie, prandaj të bëhemi të përgjegjëshëm dhe ta ruajmë, për të miren e çdo njërit dhe të gjeneratave të ardhshme.
Dëmi që i bëhet Planetës, me betonim, asfaltim e ndërtime të tjera, ta kompensojmë me mbjelljen e gjelbrimeve të ndryshme.