PS feston fitoren, Rama: Unë dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve

Në Shqipëri, kur kanë mbetur për t’u numëruar dhe pak kuti nga votimet e së dielës për parlamentin e ri, rezultati konfirmon fitoren e tretë radhazi të Partinë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama.

Partia Socialiste ka fituar 74 mandate, ndërsa Partia Demokratike dhe koalicioni që ajo udhëhoqi 59 mandate.
LSI fitoi 4 mandate, ndërsa PSD e Tomë Doshit 3 mandate.

Në fjalimin e tij të fitores, Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një mesazh kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke i thënë se ai dhe parti e tij janë opozita e vetme e PS.

Rama bëri ftesë të hapur Partisë Demokratike për bashkëpunim duke thënë se mandatin e tretë do t’ia dedikojë bashkimit dhe jo sherreve.

Ne i shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë, konkret, demokratik, pa asnjë paragjykim a kufizim, PD. Unë dua të jem kryeministri i gjithë shqiptarëve, jo vetëm i atyre që më dhanë mandatin e tretë. Duam të jem edhe i demokratëve, jo vetëm i socialistëve, unë dua që Shqipëria të ngjitet në majën, ku Zoti e deshi”, tha Rama.

Edi Rama:

Këtu sot mungon edhe dikush që punoi për këtë fitore, miku ynë i shtrenjtë, Bashkim Fino. E imagjinoj duke qeshur atje lart dhe duke duartrokitur bashkë me ne për fitoren tonë të mrekullueshme por u desh të ikte nga kjo botë Bashkimi ynë i dashur që të tërë të bashkoheshin në ngushëllimet për familjet e tij dhe të kujtoheshin se vdiq një shqiptar i mirë, jo një socialist i patundur.
Jemi së pari njerëz dhe shqiptarë dhe se kjo jetë i jepet njeriut nga Zoti, jo për tu bërë ujqër me njëri-tjetrin, dasia tjetër është ajo që duket sot në hartën elektorale. Mjafton të dallosh ngjyrat për dasinë e principatave dhe lëngatave, e mbuluar si dielli nga shosha në Shqipërinë komuniste dhe u ushqyer poshtërsisht në Shqipërinë e re demokratike. Pavarësisht nga fakti se nuk jemi socialist apo demokrat, e thërrasim të gjithë atë vargun Shqipëria është 1 nga jugu në veri.
Nuk është kjo as dita as vendi për ta tepruar, por është fiks ora për t’ja shtrirë dorën PD duke i bërë të qartë se mandatin e tretë dua t’ia kushtoj bashkimit, jo dasive, punës jo sherreve. Politika na ka ndarë, politika mund të na bashkojë se është e vetmja fuqi mbi tokë që di ti bëjë dhe luftën dhe paqen, dhe dhunën dhe punën, dhe sherrin dhe mirëkuptimin.
Politika ka lindur që njerëzit e dalë nga pylli të mos hanë njëri-tjetrin por të bëjnë gjëra që të vetmuar nuk i bëjnë. Po edhe Shqipërinë në majën ku Zoti e deshi, politika e ka penguar të ngjitet dhe politika mund ta çojë. Rroftë i madh e i vogël që ka lindur shqiptar, rroftë Shqipëria!