Komuna ndihmon klubet sportive në Malësi

Komuna e Tuzit do të përkrahin financiarisht klubet sportive në territorin e Malësisë.

Në takimin e zhvilluar sot të kryetarit të Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, me përfaqësuesit e klubeve sportive, u nënshkruan kontratat për bashkëfinancim.

Nga buxheti i Komunës, në shumën totale prej 36.000 euro, përfitues janë Klubi i Taekwondo-së “Besa” me 11.000 euro, Klubi i Futbollit “Malësia 2010” me 9.000 euro, Klubi i Taekwondo-së “Alba” me 4.300 euro, Klubi i Futbollit “Tuzi” me 4.300 euro dhe Klubi i Xhudos “Tuzi” me 1.400 euro.

“Gjeloshaj premtoi përkrahje të vazhdueshme ndaj sportit dhe sportistëve në Malësi, jo vetëm të atyre klubeve, themelues i të cilave është Komuna, por edhe atyre private, me qëllim mundësimin dhe lehtësimin e zhvillimit të aktiviteteve sportive. Kurse, klubeve fituese ju uroj suksese në punën e tyre në vazhdim”, shkruan në njoftimin e Komunës.

“Duhet theksuar gjithashtu se këtë vit buxheti për klubet sportive në krahasim me vitet e kaluara, ku në 2019 nga buxheti i komunës së Tuzit janë ndarë vetëm 9.000.00€, në 2020 – 18.000.00€, këtë vit buxheti pothuajse është dyfishuar, gjegjësisht për vitin 2021 janë ndarë 30.000.00€”, përfundon njoftimi. /MALESIA.ORG/