Qeveria paguan gjysmë milioni euro Komunës së Tuzit

Qeveria e Malit të Zi sot ka udhëzuar Ministrinë e Financave dhe Mirëqenies Sociale të paguante gjysmë milioni euro Komunës së Tuzit nga Rezerva aktuale e buxhetit.

Ky vendimi i qeverisë vjen pas ankesave të Kryetarit të Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, i cili kishte informuar partnerët ndërkombëtarë për marrëdhëniet e këqija me Qeverinë, shkruan CDM.

Gjeloshaj ka thënë se për marrëdhëniet e këqija me Qeverinë, ka njoftuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë deri tek Departamenti i Shtetit Amerikan, ku siç thotë ai, “lobistët tanë dhe organizatat shqiptaro-amerikane ishin në komunikim të drejtpërdrejtë”, ka thënë Gjeloshaj.
/MALESIA.ORG/